LAJMI I FUNDIT:

Përfundon raundi i dytë i zgjedhjeve lokale 2021 – mbyllen vendvotimet

Përfundon raundi i dytë i zgjedhjeve lokale 2021 – mbyllen vendvotimet

Ka përfunduar pa incidente edhe raundi i dytë i zgjedhjeve lokale 2021.

Qytetarët e 21 komunave iu janë drejtuar kutive të votimit, për t’i zgjedhur kryetarët.


Të gjitha qendrat e votimit u hapën me kohë në orën 07:00 të mëngjesit dhe të njëjtat janë mbyllur në orën 19:00.

KQZ-së, ka thënë se pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje deri në orën 19:00 është 38.48% apo 378 mijë e 730 qytetarë kanë votuar.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve të drejtë vote kishin 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë.

Numri i qendrave të votimit ishte 575 kurse vendvotime ishin 1,638.

Në raundin e dytë Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka garuar në 12 komuna: Prishtinë, Prizren, Gjilan, Shtime, Gjakovë, Rahovec, Fushë Kosovë, Podujevë, Kaçanik, Obiliq, Viti dhe Kamenicë.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka garuar në nëntë komuna: Prishtinë, Gjilan, Viti, Vushtrri, Istog, Fushë Kosovë, Dargash, Podujevë dhe Junik.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)  ka garuar në tetë komuna: Drenas, Kaçanik, Shtime, Vushtrri, Malishevë, Prizren, Dragash dhe Klinë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka garuar në pesë komuna: Gjakovë, Klinë, Rahovec, Junik dhe Istog.

Ndërsa, partia NISMA Socialdemokrate ka garuar vetëm në Komunën e Malishevës.

Pas pak  do të dalin edhe rezultatet e para preliminare të këtyre zgjedhjeve.  Telegrafi nga orët e mëngjesit ka raportuar dhe po vazhdon të raportoj në kohë reale për këtë proces zgjedhor. /Telegrafi/

Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "11-14-2021 19:38:40" ["time"]=> string(16) "14/11/2021 19:38" ["update"]=> bool(false) } 14/11/2021 19:38

Dalja e qytetarëve në raundin e dytë të zgjedhjeve është 37.88 për qind, fillon publikimi i rezultateve preliminare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se procesi i sotëm zgjedhor ishte i qetë.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se në orën 19:00 ka përfunduar procesi i votimit dhe janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit.


Radoniqi tha se sipas të dhënave preliminare deri në orën 19:00 dalja e qytetarëve në votime ishte 475 mijë e 751  qytetarë apo 37.88%  nga 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-14-2021 19:15:17" ["time"]=> string(16) "14/11/2021 19:15" ["update"]=> bool(false) } 14/11/2021 19:15

EXIT POLL-i nga UBO në RTV Dukagjini për Gjakovën: Ardian Gjini mposht Mimoza Kusarin

Qytetarët e 21 komunave kanë votuar sot në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2021.

Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompania UBO-Consulting del që Komunën e Gjakovës do ta qeveris sërish Ardian Gjini nga AAK.


Lajmin e plotë lexoni KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-14-2021 19:14:24" ["time"]=> string(16) "14/11/2021 19:14" ["update"]=> bool(false) } 14/11/2021 19:14

EXIT POLL-i nga UBO në RTV Dukagjini për Prizrenin: Mytaher Haskuka fiton edhe një mandat

Qytetarët e 21 komunave kanë votuar sot në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2021.

Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompania UBO-Consulting del që Komunën e Prizrenit do ta qeveris sërish Mytaher Haskuka nga LVV.


Lajmin e plotë lexoni KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-14-2021 19:13:34" ["time"]=> string(16) "14/11/2021 19:13" ["update"]=> bool(false) } 14/11/2021 19:13

EXIT POLL-i nga UBO në RTV Dukagjini për Gjilanin: Alban Hyseni 52.1%, Haziri 47.9%

Qytetarët e 21 komunave të Kosovës u janë drejtuar sot për herë të dytë kutive të votimit, për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm.

Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga kompania UBO-Consulting për RTV Dukagjinin në Komunën e Gjilanit fitues është kandidati i LVV Alban Hyseni.


Lajmin e plotë lexoni KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-14-2021 19:12:41" ["time"]=> string(16) "14/11/2021 19:12" ["update"]=> bool(false) } 14/11/2021 19:12

EXIT POLL-i nga UBO në RTV Dukagjini për Prishtinën: Arben Vitia prin me 50.9%, Rama 49.1%

Qytetarët e 21 komunave të Kosovës u janë drejtuar sot për herë të dytë kutive të votimit, për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm.

Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga kompania UBO-Consulting për RTV Dukagjinin në Komunën e Prishtinës fitues është kandidati i LVV Arben Vitia.


Lajmin e plotë lexoni KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-14-2021 18:00:37" ["time"]=> string(16) "14/11/2021 18:00" ["update"]=> bool(false) } 14/11/2021 18:00

Një orë nga mbyllja e qendrave të votimit

Që nga ora 07:00 e mëngjesit të sotëm, qytetarët e 21 komunave ku garohet në raundin e dytë të zgjedhjeve, iu janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm.

Tashmë kur kanë mbetur edhe një orë nga mbyllja e qendrave të votimit, procesi në përgjithësi është raportuar se po ecën mirë pa incidente të theksuara.


Sipas KQZ-së, deri në orën 15:00 dalja e qytetarëve në votime ishte 23.55%.

Kujtojmë se të drejtë vote në raundin e dytë kanë 1 milion e 260 mijë e 571.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-14-2021 17:19:12" ["time"]=> string(16) "14/11/2021 17:19" ["update"]=> bool(false) } 14/11/2021 17:19

Tahiri: Jemi në disponim, kjo do të jetë datë historike për AAK-në

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka thënë se kjo datë do të jetë historike për AAK-në.

Ai u shpreh se në komunat ku garojnë në balotazh kanë informacione pozitive nga atje.


“Në komunat ku ne garojmë kemi marr informacione se pasdite ka pasur një dalje më të mirë, nuk kemi pasur probleme të theksuara. Ajo që për ne është me rëndësi, është që ky proces të kaloj sa më mirë. I ftojmë ata qytetarë që ende nuk kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre, të dalin dhe ta ushtrojnë atë të drejtë. Për AAK jam i bindur që kjo datë ka me qenë historike për konfirmimin e fuqisë tonë politike në zgjedhjet lokale. Jemi në disponim dhe po e presim me bindje të thellë mbylljen e procesit”, tha Tahiri.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-14-2021 17:16:36" ["time"]=> string(16) "14/11/2021 17:16" ["update"]=> bool(false) } 14/11/2021 17:16

Prokuroria deri tani ka hapur dy raste në Junik dhe një në Vushtrri për parregullsi në procesin e votimit

Tri raste janë hapur nga Prokuroria e Kosovës na lidhje me parregullsi nëpër qendra të vendvotimit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në të gjitha drejtoritë rajonale ka pranuar rreth 21 informacione të ndryshme të raportimeve për parregullsi gjatë procesit të votimit në Kosovë, prej të cilave deri më tani janë hapur tri raste.


“Me vendim të prokurorëve kompetent deri më tani janë hapur tri (raste) prej tyre, (1) rast në Junik – Pejë ” Pengim i procesit të votimit” ku një person i dyshuar është ndaluar për 48 orë, (1) rast po ashtu në Junik – Pejë ” Prishje e rendit dhe qetësisë publike” ku personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt dhe (1) rast në Vushtrri ” Falsifikim i dokumentit”, i cili po ashtu ka vazhduar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-14-2021 16:58:57" ["time"]=> string(16) "14/11/2021 16:58" ["update"]=> bool(false) } 14/11/2021 16:58

Gara e balotazhit: Blerje e fotografim i votës, falsifikim i dokumentit e kanosje, 21 raste të raportuara në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se në të gjitha drejtoritë rajonale ka pranuar rreth 21 informacione të ndryshme të raportimeve për parregullsi gjatë procesit të votimit në Kosovë.

Në 21 komuna ku po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve janë raportuar raste të fotografimit të votës, blerje e votës, kanosje, ndërhyrje në votim, falsifikim të dokumentit e disa të tjera.


“Bazuar në informacionet e deritanishme të siguruara nga të gjitha drejtoritë rajonale të  Policisë së Kosovës, deri më tani janë  pranuar rreth njëzet e një (21) informacione të ndryshme, të cilat përmbajnë kryesisht raportime rreth; ndërhyrje në votim (1), fotografim të votimit (5),  fjalosje në qendër të votimit (1),  grumbullim të personave në afërsi të qendrave të votimit (7), blerje e votës (2), kanosje (1), bezdisje e qytetareve (1),  falsifikim i dokumentit të bexhit (1), person i dehur në qendër të votimit (1) dhe mosmarrëveshje në qendër të votimit (1) informatë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-14-2021 16:04:32" ["time"]=> string(16) "14/11/2021 16:04" ["update"]=> bool(false) } 14/11/2021 16:04

Deri në ora 15:00 në Prishtinë votuan mbi 50 mijë qytetarë – kjo është përqindja për komunat tjera

Është duke vazhduar procesi i votimit në 21 komuna të cilat kanë shkuar në balotazh. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri në ora 15:00 dalja e qytetarëve në votime është 23,60%.

Dalje më të madhe në votime deri tani ka pasur në Prishtinë, Podujevë, Drenas, Gjakovë, Gjilan, Kamenicë.


Numri i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë, e që u takojnë këtyre 21 komunave, është 1,260,571.

Pjesëmarrja në zgjedhje e qytetarëve deri në ora 15:00:

Drenas, numri i votuesve që kanë votuar 13 mijë e 358 apo 24,33%

Gjilan, numri i votuesve që kanë votuar 27 mijë e 282 apo 27,00%

Gjakovë, numri i votuesve që kanë votuar 24 mijë e 317 apo 21,49%

Kaçanik, numri i votuesve që kanë votuar 8 mijë e 417 apo 25,78%

Dragash, numri i votuesve që kanë votuar 6 mijë e 677 apo 17,09%

Fushë Kosovë, numri i votuesve që kanë votuar 7 mijë e 640 apo 18,96%

Istog, numri i votuesve që kanë votuar 10 mijë e 606 apo 22,24%

Obiliq, numri i votuesve që kanë votuar 6 mijë e 410 apo 26,12%

Klinë, numri i votuesve që kanë votuar 9 mijë e 212 apo 19,07%

Kamenicë, numri i votuesve që kanë votuar 10 mijë e 452 apo 29,73%

Rahovec, numri i votuesve që kanë votuar 9 mijë e 377 apo 16,27%

Podujevë, numri i votuesve që kanë votuar 25 mijë e 662 apo 30,71%

Prishtinë, numri i votuesve që kanë votuar 53 mijë e 205 apo 27,15%

Viti, numri i votuesve që kanë votuar 10 mijë e 576 apo 21,99%

Prizren, numri i votuesve që kanë votuar 32 mijë e 413 apo 18,70

Junik, numri i votuesve që kanë votuar 1 mijë e 844 apo 40,73%

Malishevë, numri i votuesve që kanë votuar 12 mijë e 598 apo 23,32%

Vushtrri, numri i votuesve që kanë votuar 15 mijë e 500 apo 21,62%

Shtime, numri i votuesve që kanë votuar 8 mijë e 710 apo 32,24%

Kllokot, numri i votuesve që kanë votuar 1 mijë e 367 apo 37,20%

Mamushë, numri i votuesve që kanë votuar 1 mijë e 889 apo 44,73%

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-14-2021 15:53:01" ["time"]=> string(16) "14/11/2021 15:53" ["update"]=> bool(false) } 14/11/2021 15:53

Balotazhi, RTV Dukagjini në ora 19:00 publikon rezultatet e EXIT POLL-it për 21 komunat

Qytetarët e 21 komunave të Kosovës u janë drejtuar sot për herë të dytë kutive të votimit, për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm.

Radio Televizioni Dukagjini ka bërë të ditur se do të publikojë rezultatet e EXIT POLL-it të realizuar nga kompania UBO-Consulting.


Rezultatet e këtij EXIT POLL-i do të bëhen publike menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 19:00, ku do të informoheni me rezultatet e komunave të mëdha të Kosovës.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-14-2021 15:48:02" ["time"]=> string(16) "14/11/2021 15:48" ["update"]=> bool(false) } 14/11/2021 15:48

Përfundon procesi i votimit në Institucionet Korrektuese, 339 të burgosur refuzuan të votonin

Qytetarët e 21 komunave të Kosovës u janë drejtuar sot për herë të dytë kutive të votimit, për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm.

E këtij procesi i janë nënshtruar edhe të burgosurit. Ku tashmë në të gjitha Institucionet Korrektuese ka përfunduar procesi i votimit të të burgosurve.


Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i SHKK-së, Florent Gashi.

“Ka përfunduar procesi i votimit të të burgosurve në të  gjitha Institucionet Korrektuese. Sipas listave të KQZ-së, të drejtë vote kanë pasur gjithsej 736 të burgosur, prej tyre të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 397 të burgosur, ndërsa 339 të burgosur kanë refuzuar”, ka thënë Gashi.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-14-2021 15:46:49" ["time"]=> string(16) "14/11/2021 15:46" ["update"]=> bool(false) } 14/11/2021 15:46

DnV: Në pjesën e dytë të ditës – dalje më e ulët në votime krahasuar me raundin e parë

Sipas raportimeve të vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV), pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 është 23.6 për qind, rreth 2 për qind më e ulët se në raundin e parë të zgjedhjeve.

Komunat me daljen më të madhe vazhdojnë të jenë Mamusha (45%), Juniku (41%) dhe Kllokoti (37%) kurse ndërsa dalja më e ulët deri në 15:00 është regjistruar në komunën e Prizrenit (19%) dhe Dragashit (17%).


Sipas DnV, Fushë Kosova, Obiliqi, Rahoveci, Vushtrria dhe Mamusha janë ndër komunat që krahasuar me daljen e votuesve në raundin e parë, kanë shënuar rënien më të madhe.

Rritje domethënëse në trendin e votimit, krahasuar me raundin e parë, është shënuar në Junik, Podujevë dhe Shtime.

“Trendi i njëjtë i mosrespektimit të masave mbrojtëse kundër COVID 19 ka vazhduar edhe gjatë pjesës së dytë të ditës, si nga ana e stafit zgjedhor ashtu edhe nga qytetarët”, thuhet në njoftim.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-14-2021 15:40:05" ["time"]=> string(16) "14/11/2021 15:40" ["update"]=> bool(false) } 14/11/2021 15:40

KQZ: Procesi zgjedhor po shkon pa incidente, deri në orën 15:00 kanë votuar 23,55 për qind e qytetarëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se dalja e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 është 23.55% apo 294 mijë e 157 votues nga gjithsejtë 1 milion e 260 mijë e 571 sa kanë të drejtë vote.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në konferencë për media, tha se procesi është duke shkuar në rregull.


Ai theksoi se deri tash nuk ka pasur incidente.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-14-2021 15:28:52" ["time"]=> string(16) "14/11/2021 15:28" ["update"]=> bool(false) } 14/11/2021 15:28

LVV thotë se Policia ka ndaluar një aktivist të LDK-së në Podujevë për blerje votash

Lëvizja Vetëvendosje, Dega në Podujevë përmes një reagimi publik thotë se Policia e Kosovës ka ndaluar një aktivist të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si i dyshuar për blerje votash.

LVV thotë se aktivisti është Arsim Syla, transmeton Telegrafi.


“Policia e Kosovës sot ka ndaluar aktivistin e LDK-së, Arsim Syla në Gllamnik të Podujevës për blerje votash, i cili është intervistuar si i dyshuar. Lëvizja Vetëvendosje ka informacione nga tereni se edhe aktivistë të tjerë të LDK-së po bëjnë të njëjtën gjë. Prandaj kërkojmë nga organet e rendit që të veprojë shpejt dhe t’i ndalojë këto veprime të kundërligjshme dhe që cenojnë demokracinë rëndë”, thuhet në reagim.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-14-2021 14:42:40" ["time"]=> string(16) "14/11/2021 14:42" ["update"]=> bool(false) } 14/11/2021 14:42

Szunyog viziton qendrat e votimit, bën thirrje që qytetarët të dalin dhe të votojnë

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar vendvotimin në Fakultetin Filologjik në Prishtinë.

Szunyog përmes një postimi në Twitter, ka ftuar qytetarët të dalin në votime.


“Sapo vizitova qendrën e votimit në Fakultetin Filologjik në Prishtinë. Unë u bëj thirrje njerëzve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në këtë balotazh, në mënyrë që ata të vendosin se kush do t’i përfaqësojë”, ka shkruar ai.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-14-2021 14:26:51" ["time"]=> string(16) "14/11/2021 14:26" ["update"]=> bool(false) } 14/11/2021 14:26

Çitaku: Këto zgjedhje janë ekskluzivisht për qytetarët, procesi zgjedhor po shkon mirë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku në një konferencë për media  u ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Çitaku u shpreh se sot është ditë vendimtare për të ardhmen katër vjeçare të komunave.


“Më 17 tetor, disa prej komunave të vendit përmbyllën garën me sukses në raundin e parë dhe tashmë kanë kryetarët e zgjedhur me votë demokratike për katër vitet e ardhshme. Sot, qytetarët e komunave në balotazh e kanë mundësinë që të zgjedhin udhëheqësit më të mirë të komunave të tyre. Andaj, i ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin në mënyrë sa më masive ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të japin verdiktin e tyre se kush dëshirojnë që t’i udhëheqë në katër vitet e ardhshme”, u shpreh ajo.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-14-2021 14:26:23" ["time"]=> string(16) "14/11/2021 14:26" ["update"]=> bool(false) } 14/11/2021 14:26

Vetëvendosje akuzon PDK-në për presion ndaj votuesve në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Prizren, ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës se përmes militantëve partiakë po iu bënë presion dhe trysni qytetarëve.

Shefi i shtabit zgjedhor, Visar Shehu në një konferencë për medie tha se kanë raportuar në polici grumbullimet e militantëve të PDK-së në dy qendra të votimit.


“Në disa nga qendrat e votimit, përkatësisht në shkollën ‘Motrat Qiriazi’ në lagjen Kurillë dhe ish-shkollën e mjekësisë në lagjen 2 Korriku ka pasur grumbullime të personave të caktuar… Disa nga këta persona në dy lagjet që i përmenda janë intervistuar në stacionin policor. Të njëjtën kohe i bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që hasin në këso parregullsi apo trysni në procesin e votimit të paraqesin në polici këto raste”, tha ai.

Shehu iu bëri thirrje qytetarëve që mos të bien në ndikim e këtyre personave.

“Qytetarët të mos bien pre e ndikimit të personave të tillë pasi për ne këta persona janë të njohur për publikun dhe janë militantë dhe financues të partisë kundërshtarë”, shtoi ai.

Në balotazhin për kryetar të Prizrenit garojnë Shaqir Totaj i PDK-së dhe Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-14-2021 14:03:24" ["time"]=> string(16) "14/11/2021 14:03" ["update"]=> bool(false) } 14/11/2021 14:03

Arrestohet një person në një qendër votimi në Viti, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në një qendër të votimit në komunën e Vitisë.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.


“Arrestimi i tij nuk lidhet me votim. Në bazë të informacioneve dyshohet se një person në gjendje të dehur ka shkaktuar incident, por për momentin nuk ka informata se lidhet me zgjedhje”, ka thënë Hashani.

Në pamjet që ka publikuar Klan Kosova, shihet se si dy pjesëtar të Policisë së Kosovës i kanë vendosur prangat një qytetari.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-14-2021 13:51:34" ["time"]=> string(16) "14/11/2021 13:51" ["update"]=> bool(false) } 14/11/2021 13:51

​AAK raporton për incidente zgjedhore në Junik

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se është informuar për disa incidente që sipas tyre kanë ndodhur në komunën e Junikut.

Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri, ka akuzuar LDK-në dhe LVV-në në Junik për presion dhe kërcënim të zyrtarëve përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.


“Fatkeqësisht na duhet të ju informojmë edhe për disa incidente të vogla. Fillimisht në komunën e Junikut është regjistruar një person nga Lidhja Demokratike e Kosovës i cili është munduar dhe ka ndikuar në procesin e votimit, kjo është raportuar edhe në media, pastaj është një informatë tjetër një ish-kandidat i Vetëvendosjes i cili e ka sulmuar një komisioner të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Dhe së fundi e kemi një lajm ku djali i kandidat për kryetar të komunës në Junik nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës është ndaluar nga policia për shkak se në një qendër te votimit e ka kërcënuar drejtoreshën e shkollës, respektivisht menaxheren e asaj shkolle për proces të votimit”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se dalja e qytetarëve në votime deri në këtë kohë është më e vogël krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Ai ka ftuar qytetarët që të dalin të ushtrojnë të drejtën e tyre te votës.

AAK është në balotazh në pesë komuna të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori