LAJMI I FUNDIT:

Angelina Jolie shkëlqen përkrah dy vajzave të saj në premierën e filmit “Enternals” në Romë

Angelina Jolie shkëlqen përkrah dy vajzave të saj në premierën e filmit “Enternals” në Romë

Angelina Jolie edhe një herë mori vëmendjen kur mori pjesë në festivalin e 16 -të të filmit në Romë, në premierën e filmit të saj të ri “The Eternals” në kryeqytetin italian të dielën në mbrëmje.

Aktorja e njohur u shoqërua nga vajzat Shiloh, dhe Zahara, teksa përshëndeti dhe u fotografua pasi hyri në tapetin e kuq të mbushur me yje.


Duke zgjedhur një fustan të guximshëm ngjyrë argjendi  46-vjeçarja në mënyrë të pashmangshme tërhoqi vëmendjen në natën promovuese për aventurën e saj të re në Marvel, shkruan DailyMail.

Foto: Wireimage

Fustani vezullues pa rripa theksoi në mënyrë perfekte linjat e aktores së famshme ndërsa mbulonte në mënyrë elegante asetet e saj, teksa kishte vendosur aksesor qafe dhe vathësh.

Në anën tjetër të dyja vajzat dukeshin të mrekullueshme me veshjet e tyre në tapetin e kuq, Zahara zgjodhi një fustan të bardhë, të frymëzuar nga grekët, ndërsa Shiloh zgjodhi një fustan të zi deri tek gjuri, ndërsa shoqëronin nënën e tyre.

Foto: Wireimage

“Eternals” është një film i Marvelit i vitit 2021 i bazuar në skena imagjinare të humanoidëve me të njëjtin emër që shfaqet në librat komikë amerikanë.

Filmi përshkruan të përjetshmit, një racë e pavdekshme alienësh, që dalin nga fshehja për mijëra vjet për të mbrojtur tokën nga homologët e tyre të këqij, Deviantët.

Foto: Wireimage

Filmi, u shfaq për herë të parë premierë në Los Angeles në fillim të këtij muaji. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se ka kryer marrëdhënie me Ilnisën brenda Big Brother, flet Meriton Mjekiqi

U tha se ka kryer marrëdhënie me Ilnisën brenda Big Brother, flet Meriton Mjekiqi

Magazina
Blero ia lë fajin vetes për ndarjen nga Afrona Dika - i kërkon falje publikisht

Blero ia lë fajin vetes për ndarjen nga Afrona Dika - i kërkon falje publikisht

Magazina
E gjithë vëmendja tek vajza e Monika Belluccit, shkëlqeu në paraqitjen e saj gjatë Javës së Modës në Paris

E gjithë vëmendja tek vajza e Monika Belluccit, shkëlqeu në paraqitjen e saj gjatë Javës së Modës në Paris

Magazina
Pas 30 vitesh, Eddie Murphy i rikthehet rolit që e bëri të famshëm

Pas 30 vitesh, Eddie Murphy i rikthehet rolit që e bëri të famshëm

Magazina
Egla Ceno i kundërpërgjigjet aktorit Gentian Zenelaj: Më ka surprizuar për keq

Egla Ceno i kundërpërgjigjet aktorit Gentian Zenelaj: Më ka surprizuar për keq

Magazina
“Përdridhej në stadium, kopjonte Rike Roçin”- Luana Vjollca i kundërpërgjigjet Bledi Manes?

“Përdridhej në stadium, kopjonte Rike Roçin”- Luana Vjollca i kundërpërgjigjet Bledi Manes?

Magazina
Kalo në kategori