LAJMI I FUNDIT:

Erdogan dha urdhër: Turqia dëbon ambasadorin amerikan dhe nëntë të tjerë

Erdogan dha urdhër: Turqia dëbon ambasadorin amerikan dhe nëntë të tjerë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha sot se kishte urdhëruar Ministrinë e Jashtme që dhjetë ambasadorë perëndimorë t’i shpallë “persona non grata”, përkatësisht persona të padëshiruar.

Ai e mori këtë vendim për shkak të thirrjes për lirimin e filantropistit, Osman Kavala, raportoi reuters.


Kavala ndodhet në burg që nga fundi i vitit 2017 dhe akuzohet për financimin e demonstratave në të gjithë vendin në vitin 2013 dhe për përfshirje në një grusht shteti të dështuar në vitin 2016. Ai mohon të gjitha akuzat.

Në një deklaratë të përbashkët më 18 tetor, ambasadorët e Kanadasë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës, Zelandës së Re dhe Shteteve të Bashkuara bënë thirrje për një “zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë të çështjes së Kavalës”.

Ata janë thirrur në Ministrinë e Jashtme, e cila e ka cilësuar deklaratën si të papërgjegjshme.

“I dhashë urdhrin e nevojshëm ministrit tonë të jashtëm dhe thashë se çfarë duhet bërë, këta dhjetë ambasadorë duhet të shpallen menjëherë persona non grata. Ju do ta zgjidhni këtë menjëherë”, tha Erdogan në një fjalim para të mbledhurve në Eskisehir në Turqinë veriperëndimore.

Erdogan kërcënoi me dëbim ambasadorët e huaj shkaku i aktivistit - por, kush është Osman Kavala që po i shkakton kokëçarje presidentit turk?
Lexo po ashtu Erdogan kërcënoi me dëbim ambasadorët e huaj shkaku i aktivistit - por, kush është Osman Kavala që po i shkakton kokëçarje presidentit turk?

Kavala u lirua nga akuzat lidhur me demonstratat vitin e kaluar, por vendimi u anulua këtë vit dhe u kombinua me akuzat në një rast tjetër që përfshin një përpjekje për grusht shteti.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se rasti i tij është një simbol i shtypjes së disidencës në Turqi nën sundimin e Erdoganit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori