Policia amerikane ka arrestuar një burrë, i cili, sipas dëshmitarëve, ka tentuar të ndezë zjarr në zonën Woodland Hills të Los Angelesit.
Edhe pse autoritetet kanë nisur një hetim, ende nuk është konfirmuar ndonjë lidhje mes të dyshuarit dhe zjarreve shkatërruese që kanë përfshirë Kaliforninë.
Banorët lokalë e ndaluan burrin të enjten dhe e mbajtën deri në arritjen e policisë. Sipas dëshmitarëve, ai kishte me vete një “bombol propani ose një lloj pajisjeje për të ndezur flakë”. Një grua që mori pjesë në ndalimin e tij, Renata Grinshpun, tha se dikush e kishte parë burrin duke tentuar të ndezë zjarr pas një furgoni.
Polici i LAPD-së, Charles Dinsel, deklaroi se pas arrestimit ka nisur një hetim për zjarrvënie në shtigjet Victory Trailhead, ku zjarri Kenneth shpërtheu 20 deri në 30 minuta përpara arrestimit të të dyshuarit, raportoi forbes.
Kur u pyet nëse besohet se zjarri ishte i qëllimshëm, Dinsel tha se “aktualisht besojmë se po”. Megjithatë, LAPD ka njoftuar në platformën X se ende nuk mund të konfirmojë lidhjen e të dyshuarit me ndonjë nga zjarret.
More footage of the man arrested in the Woodland Hills area, suspected of arson.
The man, was found holding a blowtorch, and is suspected of starting the Kenneth Fire which has consumed 1,000 acres, and left thousands fleeing their homes.
— Oli London (@OliLondonTV) January 10, 2025
Zjarri Kenneth aktualisht është jashtë kontrollit (0 për qind nën kontroll) dhe deri të enjten pasdite kishte përfshirë pothuajse 1000 hektarë.
“Drejtësia do të jetë e shpejtë, e ashpër dhe do të kërkojmë dënimin maksimal”, deklaroi Prokurori i Qarkut të Los Angelesit, Nathan Hochman, duke shtuar se të dyshuarit për zjarrvënie mund të akuzohen për vrasje dhe të dënohen me burgim të përjetshëm.
Që nga e marta, të paktën 10 persona kanë humbur jetën nga seria e zjarreve që kanë përfshirë qarkun Los Angeles. Zjarri Kenneth është i treti për nga madhësia mes pesë zjarreve të mëdha aktive, të cilat kanë shkatërruar mbi 9000 ndërtesa, përfshirë mijëra shtëpi, dhe kanë detyruar banorët të evakuohen. Ky mund të jetë një nga fatkeqësitë më të kushtueshme të zjarreve në historinë e SHBA-së.
Zjarri më i madh, ai Palisades, ka shkatërruar gati 20 mijë hektarë, duke djegur shtëpi, biznese dhe monumente në Pacific Palisades dhe duke u përhapur drejt perëndimit përgjatë Autostradës Bregdetare të Paqësorit drejt Malibut. Zjarri Eaton ka shkatërruar gati 14 mijë hektarë në zonat Altadena dhe Pasadena, ndërsa zjarret Kenneth, Lidia dhe Hurst së bashku mbulojnë më pak se 1000 hektarë.
Presidenti amerikan, Joe Biden të premten në mëngjes miratoi kërkesën e guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, për shpalljen e një katastrofe të madhe natyrore.
Ndër monumentet e shkatërruara në Pacific Palisades përfshihen shkolla Palisades Charter High School, parku historik Will Rogers, Getty Villa dhe Theatre Palisades. Zjarret kanë shkatërruar gjithashtu shtëpitë e shumë figurave të njohura, përfshirë aktorin Adam Brody dhe bashkëshorten e tij, Leighton Meester, trajnerin e Los Angeles Lakers, JJ Redick, Paris Hilton, Billy Crystal, Tina Knowles, si dhe yjet e reality show-t Heidi Montag dhe Spencer Pratt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdryshimet që Trump planifikon t'i kryejë që në ditën e parë në detyrë
Pamje nga ajri që tregojnë shkallën e shkatërrimit në Gaza
Emërim i papritur nga Trumpi, agjenti që e shpëtoi nga atentati merr kontrollin e Shërbimit Sekret të SHBA-së
Numri i ushtarëve të vrarë rusë në vitin 2024 është shumë më i lartë krahasuar me vitet e mëparshme - thotë Ukraina
Biden njofton fillimin e armëpushimit në Gaza: Pas kaq shumë dhimbjesh, shkatërrimesh dhe humbje jete, sot krismat e armëve kanë ndaluar
Një tunel i fshehtë mes SHBA-së dhe Meksikës do të mbyllet pasi u zbulua në fillim të këtij muaji
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet