LAJMI I FUNDIT:

Haziri: LDK nuk do të ketë marrëveshje politike në bllok për balotazhin

Haziri: LDK nuk do të ketë marrëveshje politike në bllok për balotazhin
Foto: Arkiv

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri bëri të ditur se LDK nuk do të ketë marrëveshje politike në bllok me askënd në balotazh.

Ai tha se do të angazhohen, duke ndërtuar besim me qytetarin për të finalizuar këtë proces të mirë zgjedhor.


“Sot jemi takuar për t’i bërë vlerësimet e para të zgjedhjeve lokale. Kemi falënderuar votuesit, e kandidatët për këtë rezultat të mirë të LDK, këtë rikthim politik të LDK-së. Marrëveshja politike bllok LDK nuk do të ketë me askënd, marrëveshja jonë do të bazohet në parimin e marrëveshjes me qytetarin. Do të angazhohemi duke ndërtuar besim me qytetarin për të finalizuar këtë proces të mirë zgjedhor”, tha ai.

Sipas tij, vlerësimet për koalicionet lokale i bëjnë degët e LDK, por sipas tij, sipas rregullave statutore në LDK është që koalicionet lidhen nga kryesia qendrore, nga kryetari i saj.

“Natyrisht në nivel lokal mund të ketë zhvillime, kontakte joformale por nuk kemi ftesë zyrtare dhe nuk kemi bërë ftesë zyrtare për koalicione”, tha ai.

Haziri bëri të ditur se LDK garon në balotazh në 4 komuna kundër LVV, në 2 kundër PDK-së dhe në 2 të tjera kundër AAK.

“Për LDK është e paarsyeshme me kalu parimin e koalicionit me qytetarë”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori