LAJMI I FUNDIT:

“Squid Game” iu bën thirrje publike shikuesve: Ju lutem mos telefononi në numrin që iu shfaqet në serial

“Squid Game” iu bën thirrje publike shikuesve: Ju lutem mos telefononi në numrin që iu shfaqet në serial

Platforma Netflix ka treguar se do të redaktojë skenat e serialit të tij të suksesshëm “Squid Game”, pasi një numër i madh shikuesish filluan të telefonojnë një numër telefoni që shfaqet në serial – e që në fakt është një numër rastësor që i përket një zonje të thjeshtë.

Seriali korean sjell në vëmendje qindra njerëz që po përjetojnë mjerimin e shkatërrimit financiar, të ftuar në një vend të pazbuluar ku luajnë lojëra të fëmijërisë në një përpjekje për të fituar një çmim miliarda dollarësh. Rregullat janë të qarta: Nëse humbet, vdes.


Kur personazhi i quajtur Gi-Hun merr një kartëvizitë për të shkuar te loja vdekjeprurëse, aty shfaqet një numër telefoni tetë-shifror. Ky numër, megjithatë, ndodh që i përket një gruaje nga Koreja e Jugut, e cila thotë se është bombarduar me thirrje dhe mesazhe nga të huajt që nga dita e parë kur u transmetua seriali.

Foto: Netflix

“Unë kam marrë pa pushim telefonata dhe mesazhe 24/7 deri në atë pikë ku jeta ime e përditshme është bërë e vështirë”, tha Kim Gil-Young, një pronare e një dyqani të ëmbëlsirave që e ka përdorur atë numër për më shumë se 10 vjet.

Ajo shpjegoi se vërshimi i thirrjeve gjatë ditës dhe natës po e mbaronte baterinë e saj të celularit.

Sekreti që fshihet prapa "Squid Game": Stafi realizues dhe aktorët tregojnë prapaskenat e xhirimeve të gjashtë lojërave vdekjeprurëse
Lexo po ashtu Sekreti që fshihet prapa "Squid Game": Stafi realizues dhe aktorët tregojnë prapaskenat e xhirimeve të gjashtë lojërave vdekjeprurëse

“Më është dashur të fshij më shumë se 4,000 numra”, tha ajo, duke shtuar se ajo ishte “mjaft e befasuar” nga e gjithë përvoja, e cila ka rezultuar në disa njerëz që e shajnë atë në telefon dhe të tjerët i tregojnë asaj për problemet e tyre financiare.

Foto: Netflix

“Po përpiqem të marr pjesë në ‘Squid Game’, a është e mundur?”, shkruhet në disa prej mesazheve që i janë dërguar asaj.

Netflix tha të mërkurën: “Së bashku me kompaninë e prodhimit, ne po punojmë për të zgjidhur këtë çështje, përfshirë redaktimin e skenave me numrat e telefonit aty ku është e nevojshme”.

Të tjerët që ndajnë numra të ngjashëm telefoni gjithashtu kanë përjetuar të njëjtat probleme si gruaja nga Qarku Seongju në provincën Gyeongsang të Koresë së Jugut.

Një grua, numri personal i së cilës është vetëm dy shifra i ndryshëm nga ai i treguar në seri, i tha Wall Street Journal se kishte marrë telefonata të rastësishme që nga fillimi i serialit – disa nga Kolumbia.

Foto: Netflix

Regjisori i serialit, Hwang Dong-hyuk, filloi të shkruajë skenarin e këtij seriali më shumë se një dekadë më parë. U deshën vetëm 10 ditë që seriali të ngjitej në pozitën e parë në 90 vende – duke e vënë atë në rrugën e duhur për t’u bërë programi më i shikuar i Netflix-it deri më sot.

Ylli i "Squid Game" beson se historia e përgjakshme e serialit mund të bëhet një realitet i tmerrshëm
Lexo po ashtu Ylli i "Squid Game" beson se historia e përgjakshme e serialit mund të bëhet një realitet i tmerrshëm

“Ne kurrë nuk kemi parë asgjë të rritet aq shpejt dhe agresive sa ‘Squid Game’”, tha Minyoung Kim, nënkryetari i përmbajtjes së Netflix-it në disa vende, përfshirë Korenë dhe Azinë Juglindore.

Në rrjetet sociale, disa pyesnin sesi ishte e mundur që gjiganti i filmit të mos e kishte kontrolluar numrin ose të kishte përdorur një të rremë para publikimit të serialit.

Foto: Netflix

“Ata në të vërtetë përdorën numrin real të dikujt?”, pyeti një përdorues, ndërsa shumë të tjerë shprehën simpati për ata që u kapën nga defekti.

Ndërkohë, të premten stafi realizues dhe ai i Netflixit përmes Washington Post, bënë një thirrje publike për fansat e serialit, që të mos i bien më numrit që iu shfaqet në serial dhe ta shqetësojnë pronaren e vërtetë të tij.

“Të dashur fansa të ‘Squid Game’, ju lutem ndaloni së telefonuari numrin që iu shfaqet në serial”, shkruhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

Magazina
Kalo në kategori