LAJMI I FUNDIT:

Vizita e ambasadorit rus në kufi, Rama: Teatër i rrezikshëm

Vizita e ambasadorit rus në kufi, Rama: Teatër i rrezikshëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se vizita e ambasadorit rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko në afërsi të kufirit me Kosovën është një teatër i rrezikshëm.

Rama pas takimit me kryeministrin Albin Kurti është shprehur se, vizita e tij është shkrepsa që ndez objektet e institucioneve të Kosovës.


“Çfarë dëshiron ambasadori rus në afërsi të kufirit [të Kosovës]. Imagjinojeni ambasadorin amerikan të shkonte në kufi dhe të shikonte dhe çfarë bëjnë njësitë speciale. Natyrisht ky është një teatër i rrezikshëm sepse është në fakt shkrepsa që ndez godinat e institucioneve. Fatkeqësisht”, është shprehur Rama, përcjell Telegrafi.

Rama për reciprocitetin e targave: Kosova ka të drejtë edhe pikë, Serbia të ndalojë manovrat teatrale me ushtri
Lexo po ashtu Rama për reciprocitetin e targave: Kosova ka të drejtë edhe pikë, Serbia të ndalojë manovrat teatrale me ushtri

Po ashtu, ai ka thënë se Kosova ka të drejtë për zbatimin e reciprocitetit të targave për automjeteve dhe se Serbia duhet t’i ndalojë manovrat teatrale me ushtri.

“Ato manovra risjellin në skenë hijen e të shkuarës dhe nxisin nacionalizim vandal të zjarrvënësve të institucioneve publike. Qëndrimi i Republikës së Shqipërisë është se e drejta këtu është me Kosovën dhe pikë. Serbia nuk ka asnjë të drejtë që t’i kthej targat e automjeteve, në një pritshmëri konfliktuale ku mizën po e bënë buall thua se Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar ndonjë luftë”, tha ai.

Gjatë ditës së diele, Bocan-Harchenkos së bashku me ministrin serb të Mbrojtjes, Nebojsa Stefanoviq kanë vizituar trupat ushtarake të Serbisë që gjenden në afërsi të kufirit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori