LAJMI I FUNDIT:

Pesë transferime që dështuan në ditën e fundit të afatit kalimtar në Serie A

Pesë transferime që dështuan në ditën e fundit të afatit kalimtar në Serie A

Ishin pesë transferime që nuk u kompletuan në ditën e fundit në Itali, pasi Miralem Pjanic, Sergio Oliviera, Riccardo Orsolini, Mattia Destro dhe Yann Karamoh, nuk kaluan në klubet që donin. 

Afati kalimtar tani ka kaluar, kështu që klubet mund të regjistrojnë vetëm lojtarë që janë pa klube për të përmirësuar skuadrat e tyre para afatit kalimtar të janarit.

Janë bërë marrëveshje të shumta, por ka pasur edhe disa dështime.


Më i madhi prej tyre ishte ndoshta ai i Miralem Pjanic, i cili tani ka mbetur në Barcelonë dhe nuk pëlqehet shumë nga trajneri Ronald Koeman.

Ende ka disa opsione për Pjanic, të tilla si lëvizja në Katar ose Rusi, pasi afati kalimtar atje mbetet ende i hapur.

Ai ka dashur të bashkohet me Juventusin e Max Allegrit, por bardhezinjtë u tërhoqën sepse ata nuk do të paguanin pagën e plotë të lojtarit gjatë periudhës së huazimit.

Pastaj Roma ishte afër Sergio Olivieras, por duhej të shiste një nga mesfushorët e tyre aktualë së pari për t’i hapur rrugë lojtarit të FC Porto.

Steven Nzonzi ishte zgjedhja e parë, por drejtori Tiago Pinto konfirmoi sot në një konferencë për shtyp se disa lojtarë kishin refuzuar të gjitha propozimet e bëra.

Marrëveshja e shkëmbimit midis Spezia dhe Genoa, kishin një problem pasi Enrico Preziosi e ndaloi për një moment.

Kevin Agudelo përfundimisht u transferua në Spezia në huazim, por Destro mbeti në Marassi.

Fiorentina ishte shumë aktive deri në ditën e fundit, duke shpresuar të shiste Sofyan Amrabat në Torino dhe të sillte Orsolinin nga Bologna.

Sidoqoftë, asnjë nga lëvizjet nuk u materializua dhe të dy lojtarët qëndruan në klubet e tyre aktuale.

Së fundi, anësori i Parmës, Karamoh mendoi se huazimi i tij me opsionin blerje te Sheffield United ishte një punë e përfunduar, ku u nënshkruan edhe  dokumentet dhe për të gjitha kushtet u pajtuan.

Fatkeqësisht për të, ish-lojtari i Interit nuk ishte në gjendje të merrte një leje pune për t’u bashkuar me klubin anglez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori