Influencuesja dhe modelja, Giorgia Soleri, është e dashura e Damiano David, frontmenit të grupit “Maneskin” që në vitin 2021 e fitoi festivalin Sanremo dhe Eurovisionin.
Ajo vendosi të flasë për gjendjen e saj për herë të parë në vitin e kaluar. Njëherësh, pas festivalit evropian të këngës, kishte folur edhe për seksualitetin e saj duke pranuar se është biseksuale.
Kush është femra me të cilën u dashurua Damiano David
Giorgia Soleri, një influencuese 25 vjeçare, është e dashura e Damiano David – frontmenit të grupit fitues të Eurovisionit, “Maneskin”. Pas katër viteve të kaluara në lidhje sekrete, ata vendosën ta bënin publike romancën e tyre. Fansat nuk e pritën, ata ishin mahnitur dhe përnjëherë në rrjetet sociale, u rrit numri i ndjekësve të saj.
Ajo është një vajzë e veçantë, njësoj sikurse i dashuri i saj, që i pëlqen ta shfaqë veten në të gjitha aspektet. Në profilet e saja në rrjetet sociale ka fotografi nga më të thjeshtat – duke lexuar një libër, e deri të ato më provokueset.
Në të kaluarën, Giorgia u ka thënë fansave të saj se vuan nga një sëmundje që njihet si Vulvodynia.
Vulvodynia: Sëmundja e Giorgia Soleri
View this post on Instagram
Vulvodynia paraqet dhimbje kronike në vulvë, zona në pjesën e jashtme të organeve gjenitale femërore. Zakonisht përshkruhet si ndjenjë e djegies, pickimit, kruajtjes ose skuqjes. Vulvodynia përkufizohet si dhimbje që zgjat më shumë se tre muaj dhe nuk ka një shkak të qartë të identifikueshëm, siç është një infeksion ose një çrregullim i lëkurës.
Kjo dhimbje mund të shkaktojë mosfunksionim seksual dhe mund të ndikojë negativisht në cilësinë e jetës së një femre.
Çrregullimi është klasifikuar si ‘ekskluzivisht psikosomatik’. Për shkak të origjinës së supozuar psikogjenike, vulvodynia është përjashtuar prej kohësh nga kërkimet mjekësore dhe është etiketuar si një fenomen i zakonshëm.
Problemet që lidhen me patologjinë, megjithatë, janë rivlerësuar nga studiuesit vetëm vitet e fundit, aq sa mbetet akoma një çrregullim që tërheq vëmendjen e mjekëve, seksologëve dhe gjinekologëve.
Në tetor të vitit 2020, Giorgia pranoi se vuante nga kjo gjendje përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Ju kam thënë për sëmundjen time, tash do t’jua shpjegoj. E quajnë ‘sëmundje e padukshme’, por më kujtohen me precizitet të skajshëm të gjitha sakrificat dhe kufizimet që mi ka shkaktuar. Kjo fotografi është bërë në një nga netët e pafundme që në këto tetë vjet janë ndërprerë nga dhimbja, dridhjet, britmat dhe lotët, dhe të cilat ma kanë shkatërruar jetën”.
“Më kanë thënë për gjithçka, se jam e çmendur, e shqetësuar, e ftohtë, gënjeshtare, se kam frikë nga seksi, se duhet të masturbohem më shumë. Pjesa më e vështirë është vetmia ekstreme në të cilën jeni duke u gjykuar nga ata përreth jush dhe keqkuptuar nga ata që duhet të gjejnë një diagnozë”.
“E kuptova se nuk jam vetëm, por se ka shumë njerëz të prekur nga kjo patologji. Ata nuk janë fajtorë, nuk janë të prishur dhe nuk janë të dëmtuar. Të sëmurët janë të sëmurë dhe meritojnë mirëkuptim dhe respekt”, ka thënë Giorgia lidhur me sëmundjen e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara ‘PO’
Bad Bunny, Chris Hemsworth, Jennifer Lopez dhe Zendaya janë bashkëkryesuesit e Met Gala 2024
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti – edhe burrat qajnë
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshim drastike në pamje
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'