LAJMI I FUNDIT:

Ramë Lahaj pritet në takim nga Grubi, pajtohen për një koncert në bashkëpunim me Filharmoninë e Maqedonisë

Ramë Lahaj pritet në takim nga Grubi, pajtohen për një koncert në bashkëpunim me Filharmoninë e Maqedonisë

Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, është mirëpritur në takim nga zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Kjo është bërë e ditur nga vet ai përmes një postimi të publikuar në rrjete sociale.


Tenori nga Istogu shton se biseduan për zhvillime kulturore dhe se u pajtuan për një koncert të madh në bashkëpunim me Filharmoninë e Maqedonisë.

Ramë Lahaj (Foto: Instagram)

Ky është postimi i plotë i Lahajt (pa ndërhyrje):

Këto ditë me kënaqësi pranova ftesën nga Zv. Kryeministri i Maqedonisë se Veriut Z. Artan Grubi, ku folëm për shumë zhvillime kulturore dhe u pajtuam për një koncert të madh së bashku me filarmoninë e Maqedonisë për te festuar 20 vjetorin e marrëveshjes kornize te Ohrit.

Njëkohësisht shkuam ta vizitojmë së bashku edhe objektin e ri të filarmonisë së Maqedonisë së Veriut ku vërtet mu bë shumë qejfi për koleget dhe rëndësinë që ka ndërtimi i një salle të tillë dhe se sa shumë e gjallëron kulturën e një vendit.

Të dashur artdashës kam kënaqësinë të jem në mesin tuaj me datë 13 gusht 2021, se bashku me filarmoninë e Maqedonisë së Veriut për të manifestuar marrëveshjen që krijoj paqe ne Maqedoninë e Veriut”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by ???? (@ramelahaj)