LAJMI I FUNDIT:

Në llogarinë private të Fjolla Morinës në Facebook publikohet fotografi e saj nga pushimet një ditë pasi iu shqiptua paraburgimi 40 ditor

Në llogarinë private të Fjolla Morinës në Facebook publikohet fotografi e saj nga pushimet një ditë pasi iu shqiptua paraburgimi 40 ditor
Foto: Fjolla Morina/Instagram

Gjykata Themelore e Prishtinës, Departamenti i Krimeve të Rënda, një ditë më parë ka shpallur vendimin për këngëtaren shqiptare, Fjolla Morina, pas arrestimit të saj të hënën.

Gjykata mori vendimin që këngëtarja të mbahet në paraburgim për 40 ditë deri në një vendim të radhës, e që mund të jetë ekstradimi në Shqipëri – ngase këngëtarja është e kërkuar nga autoritetet atje.


Por e çuditshme u cilësua fakti se si në llogarinë e saj private në rrjetin social Facebook të enjten u publikua një fotografi e saj.

Foto: Fjolla Morina/InstaStory (Për mos-cenim të privatësisë nuk zbulojmë fytyrën e fëmijës)

Bëhet fjalë për një imazh të këngëtares me bikini në një pishinë, ku shihet në shoqërinë e vajzës së vogël, Alayah, në pushime.

Gjykata Themelore i cakton masën e paraburgimit prej 40 ditësh Fjolla Morinës
Lexo po ashtu Gjykata Themelore i cakton masën e paraburgimit prej 40 ditësh Fjolla Morinës

Në fotografi gjithashtu janë cekur ora dhe dita e publikimit të fotografisë, duke ngjallur dyshimet nëse këngëtarja ka arritur ta bëjë një gjë të tillë edhe nga paraburgimi.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Nuk dihet nëse llogarinë në fjalë e kanë nën menaxhim edhe persona të tjerë që mund ta kenë publikuar fotografinë, e cila konfuzoi të enjten fansat e këngëtares.

Fjolla përndryshe është arrestuar nga Policia e Kosovës të hënën në mëngjes, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli, pasi e njëjta është e dënuar me gjashtë vite burg në Shqipëri për kryerjen e veprës penale “trafikim i armëve dhe municionit”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori