Kthimi i Bale shkakton probleme, Real Madridi duhet ta largojë njërin nga tre yjet shkaku i rregullave të regjistrimit
Kthimi i Gareth Bale në Real Madrid këtë verë ka shkaktuar probleme për klubin mbretëror pasi ata tani duhet të zgjedhin midis Vinicius Junior, Rodrygo dhe Eder Militao për shkak të një ndryshimi të fundit të rregullave në lidhje me lojtarët që vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.
Për shkak të kufizimeve nga federata Spanjolle e Futbollit, vetëm tre lojtarë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian lejohen të regjistrohen në secilën skuadër.
Meqenëse Britania u largua nga BE pas periudhës së tranzicionit deri më 31 dhjetor 2020, federata Spanjolle e Futbollit bëri një marrëveshje me klubet që lojtarët britanikë të ishin në gjendje të mbanin statusin e tyre të BE deri në fund të sezonit të kaluar.
Megjithatë, sipas gazetës spanjolle AS, pasi këto vendime tani janë hequr, lojtarët britanikë të tillë si Bale në Real dhe Kieran Trippier në Atletico Madrid tani kanë shkaktuar probleme të mëdha në regjistrimin e skuadrave për kryeqytetasit që kur ata zyrtarisht zënë një vend ‘jo-BE’.
Disa lojtarë të Amerikës së Jugut janë të përjashtuar nga këto rregullore pasi ekziston një rregull që ata janë në gjendje të fitojnë shtetësinë spanjolle pasi jetojnë në një vend për të paktën dy vjet, duke lejuar që Casemiro i Realit dhe Luis Suarez dhe Angel Correa i Atleticos të regjistrohen.
Lojtarët e Real Madridit, Vinicius Jr, Rodrygo dhe Militao janë ende duke pritur që aplikimet e tyre të pranohen nga federata.
Reali ka lojtarë të tjerë ‘jo-BE’ si Takefusa Kubo dhe Reinier, por kjo do të zgjidhet duke dërguar ata në huazim dhe për këtë arsye i përjashtojnë ata nga skuadra.
Rodrygo, i cili u bashkua me Los Blancos për një shumë prej 45 milionë eurosh në vitin 2019, mund të dërgohet te skuadra rezervë e Realit që luan në divizionin e tretë, kjo do të thotë se ai do të lejohej të luante vetëm në Ligën e Kampionëve.
Për Atleticon, ndërsa interesi i Manchester Unitedit për Trippier ka vazhduar gjatë gjithë verës, raportet sugjerojnë që klubi po pret që kjo të zgjidhet përpara se të marrë ndonjë vendim mbi regjistrimin e skuadrës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga “Anfield Road” në fund të sezonit – në listë edhe emra të rëndësishëm
“Puzzle” i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit
Karim Benzema kthehet në Real Madrid
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit