Neymar shpërthen në lot kur e kupton se sa afër është që ta thyejë rekordin e Peles
Neymar shpërtheu në lot gjatë një interviste emocionuese pas fitores bindëse të Brazilit në Kupën e Amerikës ndaj Perusë.
Sulmuesi 29-vjeçar shënoi golin e tij të 68-të me kombëtare kundër skuadrës së Ricardo Gareca në ballafaqimin e Grupit A – që do të thotë se ai është vetëm nëntë gola prapa sulmuesit legjendar Pele në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave te Brazili.
Ishte një moment i veçantë për lojtarin e Paris Saint-Germain , i cili bëri paraqitjen e tij të 107 për Seleçaot kundër La Blanquirroja.
Pas ndeshjes, ai filloi të qante kur e kuptoi se sa afër është ta thyejë rekordin e Peles.
“Është duke lëvizur për mua [për t’iu afruar rekordit të Peles], unë kam kaluar shumë gjëra gjatë këtyre dy viteve të fundit”, ka thënë Neymar.
“Këto numra [të golave] nuk janë asgjë më shumë sesa gëzimi im për të luajtur për Brazilin, duke përfaqësuar vendin tim, familjen time. Ne të gjithë po kalojmë një moment shumë të çuditshëm, një moment shumë të vështirë në Brazil dhe në mbarë botën”.
Entrevista do Neymar após o fim do jogo, completamente emocionado em vestir a camisa da seleção, valorizem enquanto tem tempo! ❤️🇧🇷pic.twitter.com/GTj0qGahrN
— neymar jr deprê (@neymarjrdepre) June 18, 2021
“Të jem një model për dikë, t’i bëj njerëzit të lumtur, kjo më jep gëzim. Unë e dua historinë që po shkruaj këtu, dua që familja dhe miqtë e mi të jenë krenarë”.
“Shpresoj që të gjithë ata që e duan këtë lojë, janë krenarë për mua, sepse këto shifra nuk do të thonë asgjë, vetëm krenaria e përfaqësimit të Brazilit”, ka përfunduar lojtari.
Pele, i cili vlerësohet gjerësisht si lojtari më i mirë ndonjëherë i Brazilit, shpejt reagoi ndaj fjalëve emocionuese të Neymar me një postim në faqen e tij zyrtare në Instagram.
View this post on Instagram
“Sa herë që e shoh këtë djalë, ai është duke buzëqeshur”, ka shkruar 80-vjeçari. “Është e pamundur të mos buzëqeshësh”.
“Unë, si të gjithë brazilianët, jam gjithmonë i lumtur kur e shoh atë duke luajtur. Sot, ai bëri një hap tjetër drejt rekordit tim të shënimit të golave për Selecaot. Dhe unë po dua që ai të shkojë atje, me të njëjtin gëzim që kam pasur që nga ajo kohë kur e pashë për herë të parë duke luajtur”, ka shkruar legjenda e futbollit në rrjetin social. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq “më të keq në histori” në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë ‘ne menduam se Liga Premier ishte keq’
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot
Ermal Krasniqi shënon në humbjen e Rapid Bukureshtit ndaj Clujit
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak