LAJMI I FUNDIT:

Në “Times Square” të New Yorkut promovohet suksesi i shqiptares Ava Max si këngëtare me miliarda dëgjime në Spotify

Në “Times Square” të New Yorkut promovohet suksesi i shqiptares Ava Max si këngëtare me miliarda dëgjime në Spotify

Artistja shqiptare me renome botërore, Ava Max, po vazhdon të shijojë suksese të shumta në sferën e muzikës.

Këngët e saj numërojnë miliona dëgjime në mbarë platformat muzikore, duke e bërë kështu ndër këngëtaret femra më të dëgjuara globalisht.


Hiti e saj “Sweet but Psycho” me të cilin debutoi në tregun ndërkombëtar dhe i dha asaj suksesin e madh, ka tejkaluar tashmë shifrën e një miliard dëgjimeve në atë që njihet si platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify.

E për ta përgëzuar për këtë sukses, Spotify i ka dedikuar një billboard’ artistes shqiptare në sheshin ‘Time Square’ të New Yorkut.

Ava Max intervistë ekskluzive për Telegrafin: Krenohem që jam shqiptare, ju premtoj se shumë shpejt do të vij në Shqipëri
Lexo po ashtu Ava Max intervistë ekskluzive për Telegrafin: Krenohem që jam shqiptare, ju premtoj se shumë shpejt do të vij në Shqipëri

Ata kanë shfaqur portretin e Ava Max me përshkrimin “klubi i miliarderëve”, referuar kështu faktit se ajo tashmë është një nga artistet me miliarda dëgjime në këtë platformë.

Me të parë këtë, këngëtarja me prejardhje nga Shqipëria publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi të “billboard”-it, ndërsa falënderoi Spotify-në për këtë nder që i bën.

View this post on Instagram

A post shared by AVA MAX (@avamax)

“Faleminderit te secili që ka dëgjuar ‘Sweet but Psycho’ mbi një miliard herë! Gjithashtu Spotify, klubi i miliarderëve”, ka shkruar Ava Max në Instagram.

E njëjta, ka publikuar vetëm pak ditë më parë baladën e saj më të re “EveryTime I Cry”, e cila deri më tani është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina

"Nuk dua të flas për atë pjesë hiç", reagimi i Bleros kur pyetet për ndarjen nga e dashura e tij e re

Magazina
Kim Kardashian trondit sërish me korse të ngushtë dhe fustan të tejdukshëm në Met Gala 2024

Kim Kardashian trondit sërish me korse të ngushtë dhe fustan të tejdukshëm në Met Gala 2024

Magazina
Kalo në kategori