Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, njëherësh deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka marrë sot (e enjte) fjalën gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.
Përqendrimi i saj ka qenë në fushën që ajo vepron, duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës përkrahjen e industrisë së filmit.
“Viteve të fundit, vajza dhe djemtë e kinematografisë, aktorë dhe regjisorë nga Kosova kanë shënuar rritje të suksesit në arenën ndërkombëtare të filmit. Edhe pse me buxhet të vogël, falë talentëve të shumtë, kemi filma në të gjitha festivalet më të mëdha të botës si në: Sundance, Rotterdam e Kanes”, tha aktorja e çmimeve prestigjioze.
Tutje, ajo shtoi se duhet plotësuar ligji për kinematografi, në mënyrë që Kosova të ketë mundësinë e përfitimit të granteve në kinematografi.
“Ky talent duhet të përkrahet në nivel vendi, fillimisht duke plotësuar ligjin për kinematografi, të harmonizojnë ligjet, të cilat mundësojnë që Kosova të përfitojë fonde evropiane të filmit. Duhet të rregullohet ligji për sponsorizime, për lehtësira financiare për kompanitë e huaja që xhirojnë në Kosovë”, tha tutje Adriana.
Madje ajo nuk e la me kaq pasi në fund të fjalimit të saj, Matoshi kërkoi edhe një seancë të jashtëzakonshme për kinematografi.
Përndryshe sot në Kuvendin e Kosovës, është votuar për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete, që parasheh heqjen e homologimit, me 70 vota pro nga deputetet prezentë.
Në po të njëjtën ditë, me 63 vota pro, nëntë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar propozimi i Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve të rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother
Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e "Golden Eagle” - imazhi i tij tashmë në kanaçen e çdo pije energjike
Mes thashethemeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola Doçi habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin
Bashkohen sërish Lumbardhi dhe Kaderi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen