Një ekip shkencëtarësh australianë ka zbuluar një lloj të ‘bretkosës çokollatë’ në pjesën e ultësirës së pyjeve të Guinesë së Re.
Bëhet fjalë për një specie që, ndryshe nga ajo që preferon habitatet tokësore, jeton në pemë dhe njihet për ngjyrën e gjelbër të lëkurës, por kjo u quajt ‘çokollatë’ për shkak të ngjyrës së saj specifike kafe.
“I afërmi më i ngjashëm i njohur i kësaj specie bretkosash (Litoria mira) është bretkosa e gjelbër australiane. Të dy speciet duken shumë të ngjashme, por njëra është e gjelbër, dhe kjo specie e sapo zbuluar është çokollata”, tha Paul Oliver pranë Qendrës për Shëndetin Global dhe Sigurinë e Ushqimit, i cili përshkroi zbulimin në një punim të botuar në revistën australiane të zoologjisë.
Australia dhe Guineja e Re ishin të lidhura me tokën kontinentale gjatë një periudhe të gjatë të tercierit të vonë, 2.6 milionë vjet më parë, por tani Guineja e Re është e dominuar nga pyjet e shiut, ndërsa Australia e Veriut dominohet kryesisht nga savana, shkruan KP.
Bretkosat jeshile (Litoria caerulea) që jetojnë në pemë mund të gjenden në të gjithë Australinë veriore dhe lindore, dhe Guinenë e Re. “Bretkosa çokollatë” u zbulua në vitin 2016 dhe besohet se jeton në të gjithë Guinenë e Re.
Steve Richards pranë Muzeut të Australisë Jugore theksoi se është e vështirë për shkencëtarët të studiojnë këtë specie amfibësh pasi ajo jeton në zona shumë të ngrohta, me moçal ku jetojnë edhe krokodilët. “Llojet e reja të bretkosës i kemi quajtur Litoria mira, që në latinisht do të thotë e habitshme ose e çuditshme. Ne ia dhamë atë emër sepse ishim të befasuar kur zbuluam një amfib shumë të ngjashëm me bretkosat australiane që jetojnë në pemë, por janë me ngjyra të ndryshme sesa jemi mësuar”, shpjegoi Oliver.
Ai vuri në dukje se të kuptuarit e shkëmbimit biotik midis Guinesë së Re dhe Australisë Veriore është thelbësore për të kuptuar plotësisht se si zona e pyjeve të shiut dhe savanës zgjerohet dhe zvogëlohet.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla
“Më mirë të vdes nga pasioni sesa nga mërzia” – Thënie të bukura nga Van Gogh
Cili gur i çmuar lidhet me muajin tuaj të lindjes dhe çfarë përfaqëson ai
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë