I konsideruar si piktori më i madh gjerman pas Rembrandt-it, Vincent Van Gogh ka qenë një artist, puna e të cilit ka ndikuar shumë në artin e shekullit 20-të.

Van Gogh ka bërë një jetë të shkurtë e të vështirë dhe është ballafaquar me sëmundje mendore, transmeton Telegrafi.

Gjatë një sulmi epileptik, ai ia kishte prerë vetes llapën e majtë të veshit pas një fjalosje me Paul Gauguin-in, njërin prej miqve të tij artist.

Besohet se më vonë ai ia kishte ofruar llapën një gruaje të quajtur Rachel, në një bordel lokal.

Puna e tij që përshkruan figura, ndriçim e peizazhe njihet për bukurinë dhe emocionin që jua jep. Sot, shumë prej pikturave të Van Gogh-it renditen në mesin e pikturave më të shtrenjta në botë.

Është ironike fakti se gjatë tërë jetës së tij ai kishte arritur ta shiste vetëm një pikturë.

Sidoqoftë, përveç se kishte qenë i madh në piktura, ai ka qenë i mahnitshëm edhe me fjalë! Andaj, më poshtë i keni disa prej thënieve të tij më të bukura.

– “Peshkatarët e dinë se deti është i rrezikshëm dhe stuhitë janë të tmerrshme, por atyre asnjëherë nuk u janë dukur të mjaftueshme këto arsye për të qëndruar në breg”

– “Nëse e dëgjoni një zë brenda jush duke ju thënë ‘nuk mund të pikturoni’, atëherë me çdo kusht pikturoni dhe ai zë do të heshtë”

– “Çfarë do të ishte jeta nëse nuk do të kishim pasur kurajë të provojmë çdo gjë?”

– “… dhe pastaj, unë kam natyrën dhe artin dhe poezinë, dhe nëse këto nuk mjaftojnë, atëherë çfarë mjafton?”

– “Gjërat e mëdha bëhen nga një seri e gjërave të vogla që bashkohen”

– “E kam dhënë zemrën dhe shpirtin në punën time, ndërkaq e kam humbur mendjen në këtë proces”

– “Nuk ka asgjë më artistike sesa dashuria ndaj njerëzve”

– “Fillimi është më i vështirë se çdo gjë tjetër, por mbajeni zemrën, gjithçka do të bëhet mirë”

– “Normaliteti është një rrugë e shtruar me asfalt: Është komode për të ecur mbi të, por asnjë lule nuk rritet aty”. /Telegrafi/

Thënie nga Ernest Hemingway që do t’jua pasurojnë jetën Thënie nga Ernest Hemingway që do t’jua pasurojnë jetën
Top thëniet inspiruese për ta filluar rrugëtimin e realizimit të ëndrrave Top thëniet inspiruese për ta filluar rrugëtimin e realizimit të ëndrrave
10 thënie nga mendja brilante e Bob Marley-t që do t’jua përmirësojnë ditën 10 thënie nga mendja brilante e Bob Marley-t që do t’jua përmirësojnë ditën
Thënie për jetën e dashurinë nga legjenda e muzikës, Johnny Cash Thënie për jetën e dashurinë nga legjenda e muzikës, Johnny Cash
16 thëniet nga poeti persian Rumi që do t’ju inspirojnë deri në thelb 16 thëniet nga poeti persian Rumi që do t’ju inspirojnë deri në thelb
14 thëniet më inspiruese të të gjitha kohërave nga Albertin Einstein 14 thëniet më inspiruese të të gjitha kohërave nga Albertin Einstein