LAJMI I FUNDIT:

10 thënie nga mendja brilante e Bob Marley-t që do t’jua përmirësojnë ditën

10 thënie nga mendja brilante e Bob Marley-t që do t’jua përmirësojnë ditën

Të gjithë e njohim Bob Marley-n, ndërkaq fjalët dhe muzika e tij do të jetojnë përgjithmonë.

Këngët e tij kanë qenë të mbushura me tekste domethënëse të cilat na inkurajojnë të gjejmë një qëllim më të lartë në jetën tonë, transmeton Telegrafi.


Marley shpeshherë e ka kundërshtuar varshmërinë për t’i ndjekur paratë dhe për të mbledhur vetëm gjëra materiale.

Thënie për jetën e dashurinë nga legjenda e muzikës, Johnny Cash
Lexo po ashtu Thënie për jetën e dashurinë nga legjenda e muzikës, Johnny Cash

Ai ka besuar se ka gjëra më të rëndësishme në jetë sesa konsumimi perëndimor.

Më poshtë i keni disa thënie nga ai të cilat do t’jua ndreqin ditën dhe do t’ju inspirojnë.

10 thënie nga Kobe Bryant që ju ndihmojnë ta mposhtni çdo sfidë
Lexo po ashtu 10 thënie nga Kobe Bryant që ju ndihmojnë ta mposhtni çdo sfidë

– “E vërteta është se çdo njeri do t’ju lëndojë; ju thjesht duhet ta gjeni personin për të cilin ia vlen të vuani”

– “Madhështia e njeriut nuk qëndron në atë se sa pasuri ka, por në integritetin dhe aftësinë për të ndikuar pozitivisht te njerëzit rreth tij”

– “Disa njerëz e ndjejnë shiun, tjerët vetëm lagen”

– “Hapi sytë, shiko brenda teje. A je i/e kënaqur me jetën që je duke e jetuar?”

– “Askush përveç vetës sonë nuk mund të na lirojë mendjen”

– “Çdo njeri e ka të drejtën ta caktojë fatin e vet’

14 thëniet më inspiruese të të gjitha kohërave nga Albertin Einstein
Lexo po ashtu 14 thëniet më inspiruese të të gjitha kohërave nga Albertin Einstein

– “Njeriu është univers brenda vetvetes”

– “Asnjëherë nuk e dini sa të fortë jeni derisa të qenit të fortë është zgjedhja juaj e vetme”

– “Ditën që ndaloni së garuari është dita kur e fitoni garën”.

– “Një gjë e mirë rreth muzikës është se kur ju godet, ju nuk ndjeni dhimbje”. /Telegrafi/