0Shares

Albert Einstein është fizikani më me ndikim i shekullit 20-të, dhe mund të jetë një nga shkencëtarët më të famshëm që ka jetuar ndonjëherë.

Kishte qenë vetëm 26-vjeçar në vitin 1905 kur kishte publikuar katër letra shkencore, duke e elektrizuar fushën e fizikës dhe duke i fituar vetës njohje botërore, transmeton Telegrafi.

Mes atyre letrave ka qenë edhe teoria e tij e njohur e relativitetit, po ashtu edhe ekuacioni i famshëm, E = mc².

Që nga periudha e Isaac Newton-it, asnjë njeri tjetër nuk e kishte ndryshuar në mënyrë drastike kuptimin tonë sa i përket mënyrës se si funksionon universi.

Emri i Einstein-it është shndërruar në sinonim të gjenialitetit dhe kreativitetit. I emëruar edhe si “Personi i Shekullit” nga revista ‘TIME’ në vitin 1999, Einstein është ikonë e rrallë, mençuria e të cilit është shtrirë shumë përtej botës së shkencës për të zbuluar një mashkull me ndjenja thuajse fëmijërore të brengave dhe me dashuri të thellë për njerëzimin.

Më poshtë i keni disa prej thënieve më inspiruese të këtij gjeniu, të cilat patjetër se do të ndikojnë mirë te ju.

– “Të pakët janë ata që i shohin sytë e tyre dhe i ndjejnë zemrat e tyre”

– “Imagjinata është më e rëndësishme sesa njohuritë. Njohuritë janë të kufizuara. Imagjinata e rrethon botën”

– “Përpiqu të mos bëhesh njeri i suksesit, por të bëhesh njeri i vlerave”

– “Çdo njeri është gjeni. Por, nëse e gjykoni një peshk nga aftësia e tij për t’u ngjitur në pemë, ai do ta jetojë tërë jetën duke besuar se është budalla”

– “Shikoni thellë në natyrë, dhe pastaj do të kuptoni çdo gjë më mirë”

– “Të gjitha religjionet, artet dhe shkencat janë degë të së njëjtës pemë”

– “Në mesin e vështirësive gjendet mundësia”

– “Një njeri që nuk ka gabuar kurrë, asnjëherë nuk ka provuar diçka të re”

– “Gjëja më e rëndësishme është të mos ndaleni së pyeturi. Kureshtja e ka arsyen e vet se përse ekziston”

– “Jeta është sikur biçikletë. Për ta mbajtur balancimin, ju duhet të lëvizni tërë kohën”

– “Në momentin që ndaleni së mësuari, ju filloni të vdisni”

– “Njerëzit e dobët hakmerren. Njerëzit e fortë falin. Njerëzit inteligjentë injorojnë”

– “Anija është gjithmonë e sigurt në breg, por nuk është ndërtuar për atë qëllim”

– “I flas çdo njeriu në të njëjtën mënyrë, qoftë nëse e mbledh bërllokun, qoftë nëse është dekan i fakultetit”. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)