LAJMI I FUNDIT:

Malinovskyi i Atalantas: Ronaldo nuk është lojtari më i mirë në Serie A

Malinovskyi i Atalantas: Ronaldo nuk është lojtari më i mirë në Serie A

Mesfushori i Atalantas, Ruslan Malinovskyi, beson se Cristiano Ronaldo nuk është lojtari më i mirë në Serie A, ndërsa shton se Luis Muriel ka mundur të luajë për Barcelonën.

28-vjeçari arriti shifra të dyfishta me gola dhe asistime për Atalantan në sezonin 2020-21, duke e ndihmuar skuadrën të kap sërish një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e tretë radhazi.


Kur u pyet se kush është lojtari më i mirë i Serie A, Malinovskyi nuk e zgjodhi Ronaldon.

“Unë nuk do të them se ai është lojtari më i mirë në Itali, besoj se ka lojtarë më të mirë se ai”.

“Mund të them se lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur është [Luis] Muriel. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm”.

“Nëse gjërat do të kishin shkuar ndryshe, ai mund të kishte luajtur për Barcelonën, është e vështirë të besosh pse nuk ka ndodhur”.

“Ndoshta kjo varet nga karakteri i tij, por Muriel është shpirti i dhomës tonë të zhveshjes, ai është gjithmonë i buzëqeshur”, ka thënë ukrainasi.

Malinovskyi zbuloi se ai mund të ishte bashkuar me Sampdorian në vend të Atalantas, por këta të fundit ishin më të interesuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

Boks
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori