LAJMI I FUNDIT:

Babai i Heidi Klum pohon se është kërcënuar me burg nga vajza e tij

Babai i Heidi Klum pohon se është kërcënuar me burg nga vajza e tij
Heidi Klum dhe vajza e saj, Leni (Foto: Instagram/leniklum)

Ish-supermodelja dhe ylli i spektaklit të modës “America’s Got Talent”, Heidi Klum dhe babai i saj Gunther janë aktualisht në mes të një beteje të çuditshme ligjore mbi të drejtat tregtare mbi vajzën e madhe të modeles, 17-vjeçaren Leni, e cila është gjithashtu një modele.

75-vjeçari Gunther mori emrin e Lenit si një brend tregtar dhe e regjistroi në Bashkimin Evropian në mars të këtij viti, kurse ai bëri të njëjtën gjë me pseudonimin e mbesës së tij, Mausekatze.


Sido që të jetë, Heidi tani ka vendosur të sfidojë të drejtat e babait të saj dhe të përpiqet të fitojë legalisht emrin e Leni për veten e saj.

Leni e vogël me nënën Heidi (Foto: Instagram/leniklum)

“Nëse Gunther Klum shkel të drejtat e një pale të tretë, ai do të kërcënohet me një ndalim të përdorimit të emrit, i cili, nëse miratohet, do t’i kushtojë 250.000 euro ose gjashtë muaj burg”, ka thënë avokati gjerman Stephan Ruben për Bild, duke shtuar se ndalimi nuk është aktualisht në fuqi.

Si nëna, ashtu edhe vajza – Leni pozon për ballinën e Glamour dy dekada pas Heidi Klum
Lexo po ashtu Si nëna, ashtu edhe vajza – Leni pozon për ballinën e Glamour dy dekada pas Heidi Klum

Mirëpo, siç transmeton KP, babai i 47-vjeçares postoi një letër në Instagramin e tij, në të cilën shkruante se ishte “madje i kërcënuar me burg”. Ai gjithashtu këmbënguli se ishte i ngarkuar me mbrojtjen e të drejtës së kopjimit, ose markat tregtare të familjes, dhe meqenëse Leni u pagëzua sipas nënës së tij, ai beson se e drejta për të përdorur emrin duhet t’i takonte atij.

Leni Klum (Foto: Instagram/leniklum)

“Unë kërkova emrin e vërtetë të Leni disa muaj më parë. Ajo u pagëzua sipas nënës sime Leni. Të drejtat për të mbrojtur emrin e Leni Klum më përkasin mua”, ka deklaruar Gunther për The Mirror.

Deri disa vjet më parë, Gunther ishte gjithashtu menaxher i Heidi, por kjo marrëdhënie përfundoi në vitin 2019 kur modelja u martua me Tom Kaulitz nga grupi muzikor “Tokio Hotel”.

Ndërkohë, ish-burri i Heidi, muzikanti Seal, i cili adoptoi Leni, tha se nuk ishte i lumtur që vajza ndoqi hapat e nënës së saj dhe ajo vendosi për një karrierë si modele.

Heidi dhe gjyshja e saj e ndjerë, Leni – nga e cila e ka trashëguar emrin vajza e modeles (Foto: Instagram/guentherklum)

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Magazina
Kalo në kategori