LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo zbulon trofeun më të rëndësishëm të karrierës së tij dhe golin e tij të preferuar

Ronaldo zbulon trofeun më të rëndësishëm të karrierës së tij dhe golin e tij të preferuar

Cristiano Ronaldo ka zbuluar atë që ai e konsideron si “trofeun më të rëndësishëm” të karrierës së tij deri më tani, ndërsa diskutoi edhe për golin e tij të preferuar që ka shënuar ndonjëherë.

Portugezi është njëri nga lojtarët më të trofeshëm të brezit të tij, pasi ka fituar 32 trofe gjatë karrierës me Manchester United, Real Madrid dhe Juventus, ndërsa ka marrë gjithashtu pesë çmime të Topit të Artë.


36-vjeçari ka edhe dy medalje ndërkombëtarë në CV-në e tij, përfshirë Kampionatin Evropian 2016, për të cilin ai tani ka insistuar se do të thotë më shumë për të sesa të gjitha arritjet e tij të tjera.

Ronaldo shënoi tre gola në Kampionatin Evropian të vitit 2016 kur Portugalia fitoi trofeun pesë vjet më parë, por u desh ta lëshoj ndeshjen finale ndaj Francës shkaku i dëmtimit, me Eder që përfundimisht shënoi golin fitues në kohën shtesë.

Sulmuesi i Juventusit mori përsipër të vazhdojë të udhëzojë shokët e tij nga bankina dhe u mposht me emocione pas fishkëllimës së fundit pasi pa se pritja e gjatë e vendit të tij për trofe të mëdha po përfundonte.

“Fillimi i Kampionatit Evropian të Futbollit UEFA 2016 po shkonte mirë për mua, por atëherë isha i trishtuar sepse u lëndova në finale kundër Francës”, ka thënë fillimisht Ronaldo për LiveScore.

“Në fund të ndeshjes po qaja nga lumturia! Kam përjetuar tre lloje të ndjenjave dhe emocioneve në atë lojë, por në fund të ditës ishte e pabesueshme ajo që ndjeva!”.

“Është ndoshta trofeu më i rëndësishëm që kam fituar në jetën time”.

Goli më i çmuar i Ronaldos

Ronaldo vazhdoi të zgjidhte një të preferuar nga 777 golat e tij në karrierë, duke pranuar se nuk mund të shikonte përtej goditjes së tij të famshme kundër klubit të tij aktual në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve të sezonit 2017-18.

Real Madrid fitoi 3-0 ndeshjen e parë kundër Juves, me portugezin që hapi rezultatin para se të dyfishonte llogarinë e tij me një gol spektakolar akrobatik që la Gianluigi Buffon të stepur.

“Siç e dini, unë kam shënuar 777 gola në karrierën time. Është paksa e pafat, por fatkeqësisht, më duhet të përmend se kam shënuar golin tim të preferuar ndonjëherë kundër ekipit tim aktual, Juventus, dhe mikut tim të madh Gianluigi Buffon!”.

“Unë do të thosha se është goli im më i mirë dhe i preferuar që kam shënuar ndonjëherë në karrierën time”, përfundoi ylli portugez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
“E kuptoj”, Xavi thyen heshtjen në konferencë dhe flet për spekulimet e shkarkimit nga Barcelona

“E kuptoj”, Xavi thyen heshtjen në konferencë dhe flet për spekulimet e shkarkimit nga Barcelona

La Liga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Kalo në kategori