Kryeqyteti shqiptar është përfshirë në një bum ndërtimesh vitet e fundit, por po bëhet gjithnjë e më pak i preferueshëm për banorët e rinj.
Në të dhënat e fundit për popullsinë më 2021 INSTAT raportoi se popullsia e Tiranës u rrit me vetëm 6 mijë persona. Ritmet e rritjes së popullsisë u përgjysmuan në krahasim me janarin 2020 ku shtesa u raportua me 11 mijë banorë të rinj. Shtesa e popullsisë ishte më e ulëta që nga viti 2001 kur INSTAT raportoi të dhënat e dixhitalizuara për popullsinë e Qarkut të Tiranës.
Tirana dhe Durrësi janë qarqet e vetme në vend që kanë pësuar rritje të popullsisë pas vitit 1990, kryesisht për shkak të migrimit të brendshëm. Por, vit pas viti ritmet e shtesës në Tiranë po vijnë në rënie.
Popullsia e Tiranës është rritur përkatësisht e 16-17 mijë banorë të rinj në vit nga viti 2001 deri në vitin 2015, por në vitet 2017 dhe 2018 kjo rritje ishte më e dukshme raportoi INSTAT.
Në vitin 2017, Tirana u rrit u shtua me 19 mijë e 380 banorë të rinj dhe në vitin 2018 kjo shtesë i kaloi të 21 mijë persona. Por në dy vitet 2018 dhe 2020 shënohet një rënie e ndjeshme me nga rreth 11 mijë banorë të rinj për secilin vit. Ndërsa, në vitin 2021 shtesa e popullsisë shënoi ulje të fortë me vetëm 6 mijë banorë të rinj.
Në 1 janar 2021, Tirana kishte gjithsej 912 mijë banorë, të cilët përbejnë rreth 31 për qind të popullsisë së vendit.
Arsyet e rënies se shtesës së popullsisë në Tiranë lidhen me shumë arsye. Por kryesor mbetet fakti se emigracioni i brendshëm po shkon drejt maturimit, pasi pjesa më e madhe familjeve janë zhvendosur nga rrethet drejt kryeqytetit tashmë. Ndërkohë që është rritur norma e emigrimit jashtë vendit nga Qarku i Tiranës.
Popullsia e Qarkut të Tiranës është pakësuar me 13.7 për qind ose me 102 mijë persona gjatë 2011-2019, sipas Anketës së Madhe e Emigracionit, e zhvilluar nga INSTAT më 2019. Nga këto 77 mijë persona kanë migruar të grupuar në familje. Anketa ka zbuluar se Tirana ka emigracionin më të lartë të njësive familjare krahasuar me qarqet e tjera. Gjatë periudhës, 10.3 për qind e familjeve të qarkut të Tiranës kanë emigruar. Gjithashtu popullsia e Tiranës është në presionin e rënies së lindjeve.
Lejet e ndërtimit arritën rekord në 2019-2020
Sakaq, investimet në ndërtimin e banesave në Tiranë, por rriten me shpejtësi, për të gjitha llojet, rezidenca, hotele dhe qendra tregtare.
Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit të dhëna në Tiranë për banesa, shënoi një rritje të shpejtë duke filluar nga viti 2017, duke arritur në 2019-në, në më shumë se 1 milion metra katror, niveli më i lartë që nga viti 2005, kur në kryeqytet kishte një uri të madhe për banesa.
Gjatë 2020-së, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi për banesa shënoi një rënie prej gati 10 për qind në raport me 2019-në, por sërish mbeti pranë niveleve më të larta të dekadës. Ndonëse në një periudhë pandemie, ndërtimi lulëzoi nëpër gjithë kryeqytetin, ndërsa rekord shënuan dhe transaksionet e pasurive të paluajtshme, sipas raportimeve të INSTAT në Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Në vitin 2020, lejet e ndërtimit u rritën edhe për shkak të procesit të rindërtimit, kryesisht në zonën e Kombinatit. /Monitor/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vazhdon qarkullimi i parave false në Kosovë – raportohen tri raste në polici
Nissan X-Trail, hibridi më i avansuar në treg
Pas serisë së librave “Wider World” – “Pearson”, BBC dhe “Dukagjini” sjellin tekste të reja shkollore edhe për klasat 10, 11, 12
Diplomë e Burimeve Njerëzore që njihet në Evropë, a ja vlen?
Korporata Rugove lanson në treg produktet e reja të qumështit
Shijo këtë verë deri në MAXIMUM!
Zbulo produktet më të reja në Evapify
Kreu i ATK-së: Ka rritje të bizneseve që regjistrohen për çështje tatimore në veri
Fivestar Fitness sjell koleksionin më cilësor të veshjeve sportive Fivestar Nation
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete