LAJMI I FUNDIT:

Prishtina, lider i ri i Superligës – fiton derbin ndaj Llapit

Prishtina, lider i ri i Superligës – fiton derbin ndaj Llapit

Prishtina e ka fituar derbin përballë Llapit në kuadër të javës së 32-të në Superligën e Kosovës me rezultat 3-1.

Bardhekaltrit e filluan më mirë takimin, duke kaluar në epërsi pas vetëm 15 minutash lojë me golin e shënuar nga Mankena.


Por, kaluan vetëm tre minuta dhe Llapi i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Aliut, që përfitoi nga një kundërsulm i shpejtë.

Prishtina nuk u dorëzua aq lehtë dhe e e riktheu epërsinë me golin e Bekteshit që shënoi me kokë në minutën e 40-të.

Në 45 minutat e dytë, ishin sërish mysafirët që dominuan, duke shënuar edhe golin e tretë.

Otto John u përkujdes që në minutën e 63-të, të shënonte për 3-1, duke i dhënë skuadrës së tij tre pikë të plota.

Pas javës së 32-të, Prishtina ka marrë kreun e tabeëls me 69 pikë, derisa Llapi është në të pestin me 39 sosh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori