LAJMI I FUNDIT:

Tagliafico do të mirëpriste një transferim te Interi

Tagliafico do të mirëpriste një transferim te Interi

Mbrojtësi i Ajaxit, Nicolas Tagliafico do të mirëpriste një transferim te Interi, ka thënë agjenti i lojtarit argjentinas.

Për momentin nuk ka pasur asnjë kontakt midis palëve, por emri i Tagliaficos është përmendur shumë për një transferim te Interi.


Duke folur për FcInterNews.it, agjenti i 28-vjeçarit, Ricardo Schlieper shpjegoi gjithçka rreth situatës.

“Inter është padyshim një klub i madh, por Nico iu përgjigj vetëm një pyetje të drejtpërdrejtë (në lidhje me interesin e tyre)”, ka thënë fillimisht Schlieper.

“Kush nuk do të dëshironte të luante për një klub kaq prestigjioz dhe të rëndësishëm si Nerazzurët? Të gjithë do donin”.

“E njëjta frazë mund të zbatohet për çdo klub të madh evropian”.

“Nuk ka asgjë konkrete me Interin sepse partneri ynë në Itali, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm, nuk më ka folur për asgjë”.

“As unë nuk kam folur me Zanettin për një kohë”.

“Është ende herët për të përcaktuar të ardhmen e Tagliaficos, duhet të analizojmë shumë aspekte në mënyrë që të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi agjenti i argjentinasit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

La Liga
Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Superliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori