LAJMI I FUNDIT:

Spanjë – Kosovë, formacioni i mundshëm i Dardanëve – Challandes pritet të ndryshojë skemën dhe disa nga lojtarët

Spanjë – Kosovë, formacioni i mundshëm i Dardanëve – Challandes pritet të ndryshojë skemën dhe disa nga lojtarët

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes pritet të bëjë disa ndryshime për ndeshjen ndaj Kombëtares së Spanjës në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Përfaqësuesja e Kosovës luan sot (e mërkurë) në udhëtim te Kombëtarja e Spanjës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës.


Dardanët kanë udhëtuar tashmë dhe janë gati për ndeshjen e dytë kualifikuese të vlefshme për Grupin B, ndeshje e cila pritet të zhvillohet nga ora 20:45 në Estadio La Cartuja.

Sot Kosova luan në udhëtim te Spanja, Dardanët synojnë pikët e para në kualifikueset për ‘Katar 2022’
Lexo po ashtu Sot Kosova luan në udhëtim te Spanja, Dardanët synojnë pikët e para në kualifikueset për ‘Katar 2022’

Ekipi i Challandes vjen në këtë ndeshje pas humbjes në takimin e parë të grupit ndaj Suedisë me rezultat 3-0 dhe synon të kthehet te paraqitjet sa më dinjitoze.

Sipas burimeve të Telegrafit, trajneri zviceran pritet të bëjë disa ndryshime të theksuara në formacionin ndaj Spanjës.

Challandes fillimisht pritet ta ndryshojë skemën apo renditjen e lojtarëve në formacion dhe disa nga titullarët e ndeshjes së fundit.

Skema që pritet ta përdor trajneri i Kosovës ndaj Spanjës është 5-4-1 e cila mund të transformohet në 3-4-3 apo në 3-5-2.

Në portë pritet të jetë përsëri Samir Ujkani, ndërsa në mbrojtje pritet të kthehet Ibrahim Dresevic nga suspendimi për të krijuar treshen së bashku me Mergim Vojvodën dhe Fidal Aliti.

Nga krahët pritet të luajnë Florent Hadergjonaj dhe Leart Paqarada në vend të Benjamin Kolollit.

Në mesfushë pritet të kthehet Valon Berisha nga lëndimi për të zënë vendin e Besar Halimit, ndërsa përkrah tij do të jetë Hekuran Kryeziu.

Vedat Muriqi në qendër të sulmit pritet të ndihmohet nga Arbër Zeneli dhe Milot Rashica, ndërsa Bersant Celina ka mundësi ta fillojë nga banka. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori