Një kërpudha vdekjeprurëse, rezistente ndaj ilaçeve ekzistuese antifungale, u zbulua së pari jashtë spitalit, në plazhin e një ishulli tropikal të izoluar. Është një kërpudhat Candida auris që në mënyrë misterioze u shfaq në spitale pak më shumë se dhjetë vjet më parë.
“Misteri është nga lindi”, tha Dr. Arturo Casadevall, kreu i Departamentit të Mikrobiologjisë Molekulare dhe Imunologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik të Baltimore, sipas portalit ScienceAlert.
Zbulimi i ri, i botuar në revistën mjekësore mBio, mund të ndihmojë në parandalimin dhe kontrollimin e përhapjes së saj, transmeton Telegrafi.
Candida auris u zbulua për herë të parë në vitin 2009 tek një pacient në Japoni dhe u përhap shpejt në të gjithë botën. Mikrobi mund të shkaktojë infeksione në qarkullimin e gjakut, sipas Qendrave të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të SHBA (CDC).
Një kërcënim i madh për shëndetin publik
Infeksionet janë të vështira për t’u trajtuar sepse Candida auris është rezistente ndaj shumë ilaçeve ekzistuese antifungale. “Kur dikush i infektuar me të dhe hyn në spital, është një makth për ne”, tha Casadevall.
CDC e shpalli atë si një kërcënim të madh për shëndetin publik dy vjet më parë.
Megjithëse specie të lidhura të kërpudhave janë gjetur në bimë dhe përreth sipërfaqeve të ujit, Candida auris deri më tani nuk është gjetur në natyrë.
Casadevall dhe kolegët e tij sugjeruan më parë se rritja e temperaturave të shkaktuara nga ndryshimi i klimës mund të kishte bërë që Candida auris të përshtatet me temperaturat më të larta në natyrë. Kjo mund të ketë lejuar që ky mikrob të kalojë në trupin e njeriut.
Të inkurajuar nga kjo hipotezë, autori kryesor i studimit Dr. Anuradha Chowdhary, një mikolog në Universitetin e Delhit dhe kolegët e saj analizuan mostrat e tokës dhe ujit nga tetë vende në Ishujt Andaman, një arkipelag i largët tropikal midis Indisë dhe Mianmarit.
Nëse konfirmohet se kërpudhat erdhën nga natyra dhe se ngrohja globale kishte një ndikim në kalimin e saj te njerëzit, do të ketë shqetësim në rritje që patogjenë të tjerë mund të bëjnë të njëjtën gjë.
Organizmat e shumtë të kërpudhave janë të dëmshëm për insektet dhe amfibët, por jo për njerëzit për shkak të temperaturës së lartë të trupit.
“Nëse supozimi ynë konfirmohet, ne do të duhet të fillojmë të hartojmë patogjenë të tillë në mënyrë që të mos na befasojmë pasi ishim të befasuar nga coronavirusi i ri”, përfundoi Casadevall. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këta janë aeroplanët ‘Rafale’ që do të mbrojnë qiejt në Kroaci – të cilët i do edhe Serbia
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit ‘fshijnë nga faqja e dheut’ pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë