LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i javës së 25-të në Superligën e Kosovës

Formacioni më i mirë i javës së 25-të në Superligën e Kosovës

Ka përfunduar edhe xhiro e 25-të në elitën e futbollit kosovar.

Dy super derbi janë zhvilluar këtë xhiro ai mes Feronikelit e Prishtinës që përfundoi 2-0 në të mirë të vendasve dhe tjetri mes Ballkanit dhe Dritës që nuk solli fitues 0-0.

Ismet Munishi ka debutuar me fitore në stolin e Gjilanit, teksa ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat të ngushtë 2-1.


Llapi ka bërë detyrën pasi ka mposhtur 1-4 Besën e Pejës, derisa derbi kuqezi mes Drenicës dhe Arbërisë përfundoi pa gola 0-0.

Si gjithnjë redaksia e sportit në Telegrafi.com sjell formacionin më të mirë të javës.

Portieri:

Florian Smakiqi ka bërë një tjetër paraqitje fantastike këtë javë për Feronikelin. Gardiani i talentuar ka bërë disa pritje të mira ndaj Prishtinës në fitoren e ‘Industrialistëve’ 2-0.

Mbrojtja:

Kësaj radhe vjen me tre qendër mbrojtës, pasi që të tret kanë pasur ndeshje të mëdha. Muhamed Useini i Gjilanit u zhvendos në qendër të mbrojtjes nga Ismet Munishi dhe ka qenë gjigant ndaj Trepçës ’89 në fitoren e gjilanasve 2-1. Bujar Pllana ka vazhduar shkëlqimin me fanellën e Feronikelit edhe në takim ndaj Prishtinës.

Pllana ishte më i miri në mbrojtjen e vendasve dhe Feronikeli fitoi pastër 2-0 falë paraqitje fantastike të tij në përballje me sulmuesit e rrezikshëm të kryeqytetasve.

Arago Jamal i Dritës është ambientuar për mrekulli në rolin e qendër mbrojtësit, pasi tash e disa kohë po luan shumë mirë. Ganezi pati ndeshje të madhe ndaj Ballkanit, derisa e ndalën pa shënuar gol top shënuesin Mirlind Daku në barazimin 0-0.

Mesfusha:

Albert Dabiqaj dominoi në mesfushë në fitoren e Feronikelit ndaj Prishtinës 2-0. Deçanasi ishte i kudo ndodhur teksa pati merita të mëdha që skuadra e tij nuk pësoi gol në prishjen e aksioneve të kundërshtarëve.

Ndeshje fantastike pati edhe Edvin Kuc me Ballkanin në derbin ndaj Dritës. Ky derbi u zhvillua më shumë në mesfushë aty ku Kuc shkëlqen gjithmonë.

Në krahun e djathtë të mesfushës është Qlirim Kashtanjeva që me golin e tij i siguroi Arbërisë një pikë të madhe në udhëtim te Drenica.

Ilir Blakçorri është në krahun e majtë, me mbrojtësin e Dritës që është bërë i pakalueshëm në atë krah.

Blakçorri shkëlqeu ndaj Ballkanit duke mos i lënë fare hapësira Armend Thaqit për të deportuar.

Engjëll Hoti ndodhet prapa sulmuesve, pasi talenti kosovar ka bërë një tjetër ndeshje të mirë me Llapin. Mesfushori ka shënuar gol ndaj Besës së Pejës, derisa ishte ndër më të mirët në fushë.

Sulmuesit:

Këtë herë formacionin është me dy sulmues dhe që të dy shënuan nga dy gola në fitoret e skuadrave të tyre.

Gerhard Progni mori shiritin e kapitenit nga Ismet Munishi dhe si lider udhëhoqi Gjilanin me dy gola fantastik në fitoren 2-1 ndaj Trepçës ’89.

Fantastik ishte edhe Marko Simonovski për Feronikelin që fitoi derbin ndaj Prishtinës 2-0.

Maqedonasi ishte i pandalshëm nga mbrojtja mysafire dhe më meritori për fitoren e skuadrës së tij.

Trajneri i javës:

Klodian Duro e kishte përgatitur për mrekulli skuadrën e tij për takimin me Prishtinën. Nikli dominoi gjatë gjithë ndeshjes dhe me plotë meritë mori tri pikët. Se sa mirë ishte përgatitur ndeshja nga Duro tregon fakti se futbollistët e Prishtinës mbi 10 herë janë zënë në pozitë jashtë loje falë mbrojtjes së vëmendshme të vendasve.

Epiteti i trajenrit të xhiros këtë javë shkon për Duron i cili ngadalë por sigurt po ndërton një Feronikel të fuqishëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B

Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor

"Kosova kundërshtar i vështirë, por duam të qëndrojmë në Ligën B" - përzgjedhësi i Islandës flet pas shortit

Përfaqësueset
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Përfaqësueset
Kalo në kategori