LAJMI I FUNDIT:

Rikthim fantastik i Juventusit: Chiesa shënon dy gola

Rikthim fantastik i Juventusit: Chiesa shënon dy gola

Juventusi është rikthyer në lojë fuqishëm në pjesën e dytë, duke rikthyer rezultatin në 2-1.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e portugezëve me rezultat 1-0.


Në minutën e 17-të Porto fitoi penallti kur Merih Demiral ndërhyri në zonë ndaj Taremit. Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Sergio Oliveira për 1-0.

Me të filluar pjesa e dytë Juventusi shënoi që në minutën e 49-të.

Cristiano Ronaldo ndali një top për Federico Chiesan, i cili me një goditje të bukur shënoi për 1-1.

Gjërat u përkeqësuan për Porton, kur Taremi mori dy kartonë të verdhë brenda pak minutash.

Juventusi përfitoi nga kjo kur Cuadrado asistoi te Cheisa i cili me kokë shënoi për 2-1.

Zonja e Vjetër tani po kërkon golin që do ta dërgojë tutje, pasi ky rezultat dërgon në vazhdime. /Telegrafi/