LAJMI I FUNDIT:

Roma në bisedime me Fiorentinën për mesfushorin Castrovilli

Roma në bisedime me Fiorentinën për mesfushorin Castrovilli

Gaetano Castrovilli është njëri nga mesfushorët më të mirë këtë edicion në Serie A.

Fantazisti i Fiorentinës ka shkëlqyer me klubin vjollcë dhe gjatë verës së këtij viti mund të bëjë hapin e madh në karrierë.


24-vjeçari pëlqehet shumë nga gjiganti italian Roma që po kërkon afrimin e tij në afatin kalimtar të verës.

Kanë qenë mediumet më të mëdha italiane që kanë raportuar se drejtuesit e dy skuadrave gjatë ndeshjes së djeshme Fiorentina – Roma (1-2), kanë biseduar për transferimin e lojtarit në kryeqytet.

Fiorentina i ka bërë të qartë Romës se do ta lejojnë largimin e lojtarit vetëm nëse paguhet shuma prej 40 milionë eurove.

Në anën tjetër Roma synon të ofrojë më pak para, por që në ofertë duan të përfshijnë edhe disa nga lojtarët e tyre që i pëlqejnë Fiorentinës.

Castrovilli këtë edicion ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asistime në Serie A.

Përveç Romës, në garë për lojtarin janë edhe skuadrat tjera të mëdha si Juventus, Napoli e Milan. /Telegrafi/