LAJMI I FUNDIT:

Springsteen deklarohet fajtor për konsumim të alkoolit në një park publik

Springsteen deklarohet fajtor për konsumim të alkoolit në një park publik
(Foto: Instagram/springsteen)

Muzikanti legjendar, Bruce Springsteen, është gjobitur me 540 dollarë (500 dollarë gjobë dhe 40 dollarë shpenzime të gjykatës), pasi u shpall fajtor për konsumim të alkoolit në një park kombëtar në SHBA.

Këngëtari ishte arrestuar më 14 nëntor 2020, pasi kishte pirë dy tekila të vogla në Zonën Kombëtare të Rekreacionit Gateway në New Jersey.


Springsteen u akuzua gjithashtu për vozitje të pakujdesshme dhe nën ndikimin e alkoolit, por gjykata hodhi poshtë këto dy akuza, për të cilat nuk kishte prova të mjaftueshme.

(Foto: Instagram/springsteen)

Ylli i muzikës ishte i qetë gjatë rrëfimit, edhe pse e dinte që konsumimi i alkoolit në parkun nacional ishte i ndaluar.

Pasi fillimisht u deklarua i pafajshëm për të tri akuzat, mbrojtja dhe prokuroria ranë dakord që Springsteen të deklarohej fajtor për konsumimin e alkoolit në këmbim të hedhjes poshtë të dy akuzave të tjera dhe shmangies së gjykimit.

Gjykatësi Anthony Mautone vuri në dukje se para dy vjetëve, konsumi i alkoolit në parkun kombëtar konsiderohej shkelje e ligjit.

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori