LAJMI I FUNDIT:

Iraku varë pesë persona të dënuar për terrorizëm

Iraku varë pesë persona të dënuar për terrorizëm

Autoritetet irakiane varën pesë persona të dënuar për terrorizëm, raportuan zyrtarë lokalë të sigurisë.

Ekzekutimet u kryen në një burg në qytetin jugor të Irakut, Nasiriyah, tha një burim, duke shtuar se ata ishin shtetas irakianë.


Një burim tjetër, i ngarkuar me dorëzimin e trupit familjes, e konfirmoi këtë informacion. Burimet nuk japin detaje për krimet e akuzuara kundër të dënuarve, raporton yahoonews.

Iraku ka sjellë qindra xhihadistë para drejtësisë dhe ka kryer më shumë ekzekutime masive që nga fitorja mbi “Shtetin Islamik”.

Autoritetet irakiane varën 21 terroristë dhe një vrasës më 16 nëntor, duke përfshirë ata të përfshirë në dy sulme vetëvrasëse që vranë dhjetëra civilë. /Telegrafi/