LAJMI I FUNDIT:

Ndoqi me muaj Luana Vjollcën, deri në banesë –  Policia konfirmon arrestimin e të riut nga Kosova

Ndoqi me muaj Luana Vjollcën, deri në banesë –  Policia konfirmon arrestimin e të riut nga Kosova
Luana Vjollca Foto: Instagram/luanavjollca

Për muaj me radhë në mediat shqiptare është raportuar se prezantuesja dhe njëherësh moderatorja, Luana Vjollca, është duke u përndjekur.

Gjatë ditës së sotme (e martë), Policia e Tiranës ka arrestuar të riun nga Kosova, i cili dyshohet për përndjekje të bukuroshes, shkruan BalkanWeb.

Mësohet se i dyshuar është arrestuar në orët e para të mëngjesit, pasi thuhet se kishte shkuar Vjollcës deri në banesë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Të njëjtin person Luana Vjollca e ka denoncuar edhe në maj të 2020 se e përndiqte dhe e ngacmonte prej disa muajsh.

Kjo është hera e dytë që Vjollca përballet me fansat në organet e drejtësisë. Më herët policia ka arrestuar një tjetër person për përndjekjen e moderatores dhe këngëtares. Po kështu mësohet se ajo lëviz me makinë me shofer për shkak të këtyre problemeve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mozzik për Lotinën: Gjëja më e bukur që më ka ndodhur në 28 vite jetë

Mozzik për Lotinën: Gjëja më e bukur që më ka ndodhur në 28 vite jetë

Magazina
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci shijojnë pushimet në Spanjë

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci shijojnë pushimet në Spanjë

Magazina
I kërkojnë të telefonojë Meritonin për t’ia kërkuar pesë mijë euro borxh, ja si reagon vëllai i Ilnisës në emision

I kërkojnë të telefonojë Meritonin për t’ia kërkuar pesë mijë euro borxh, ja si reagon vëllai i Ilnisës në emision

Magazina
Pas pushimeve në Maldive, Diola Dosti dhe Erolld Belegu vizitojnë qytetin e bukur të Ulqinit

Pas pushimeve në Maldive, Diola Dosti dhe Erolld Belegu vizitojnë qytetin e bukur të Ulqinit

Magazina
“Jasir Asanin do e merrja për shofer”, Xhuli Nura komenton lojtarët e Kombëtares

“Jasir Asanin do e merrja për shofer”, Xhuli Nura komenton lojtarët e Kombëtares

Magazina
Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Magazina
Kalo në kategori