Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti me çka edhe zyrtarisht vendin e çon drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme, ka gjetur vendin në këtë fundvit pa miratimin e Projektbuxhetit për vitin 2021.
Njohës të zhvillimeve ekonomike dhe biznesmenë vlerësojnë se nuk duhet të shkohet në zgjedhje pa e miratuar buxhetin e vitit 2021, pasi që në rast të prolongimit të procesit zgjedhor, do të ketë kolaps financiar në vend.
Eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu ka thënë se, pa e miratuar buxhetin 2021 nuk mund të ketë zgjedhje dhe financim të zgjedhjeve dhe nuk mund të zvogëlohen pasojat e pandemisë COVID-19.
Veç kësaj, ai thotë se miratimi i buxhetit është në interes të qytetarëve, prandaj sipas tij ekziston mundësia e rishikimit të buxhetit nga qeveria e re.
“Nëse kjo Qeveri dhe ky kabinet qeveritar së bashku me Kuvendin do të largohen nga skena politike pa e miratuar ligjin për buxhetin për vitin 2021 nuk mund të ketë zgjedhje dhe financim të zgjedhjeve në vitin 2021 pa miratim të buxhetit. Nuk mund të minimizohen pasojat e pandemisë COVID-19. Prandaj, besoj që më e pakta që ishte dashur në parlamentin Kosovës të bëhet që t’iu lihet një gjurmë pozitive në interes të shtetit dhe qytetarëve është miratimi i këtij buxheti. Nga miratimi i këtij buxheti ekziston mundësia e rishikimit të buxhetit nga qeveria eventuale që do të vijë në të ardhmen. Prandaj, është koha që të reflektohet për shtet, jo vetëm të kalkulohet për vota dhe të mbrohen interesat e grupeve të caktuara të interesit”, theksoi Gërxhaliu për KosovaPress.
Ndërsa, Blend Hyseni nga Instituti GAP ka thënë se, nëse nuk miratohet buxheti, dëmi ekonomik për vitin e ardhshëm do të jetë edhe më i madh, pasi është i ndërlidhur edhe me zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.
“Miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm do të jetë një pengesë tjetër e situatës politike në rimëkëmbjen ekonomike. Nëse kjo ndodhë atëherë edhe dëmi ekonomik në vitin e ardhshëm do të jetë më i madh, edhe vonesat në rimëkëmbje do të tej zgjaten që do të ishte me pasoja shumë të rënda për qytetarët e Kosovës”, thekson Hyseni për KosovaPress.
Edhe bizneset në vend kërkojnë nga Kuvendi që buxheti për vitin 2021 të bëhet para se të shpërndahet parlamenti.
Pronari i kompanisë Jysk, Fatmir Zymberi thotë se, vonesa e miratimit të buxhetit do ta rëndojë edhe më tej gjendjen ekonomike në vend, sipas të cilit kompanitë sot janë në krizë.
“Shpresoj që buxheti do të aprovohet para se të futemi në zgjedhje, ngase kjo mund të zgjatë, sikur që ka ndodhur në të kaluarën. Kjo vonesë e bënë edhe më të rëndë situatën. Besoj që të gjendet një zgjidhje, që së paku të zgjidhet ana ekonomike e këtij vendi, të krijojmë një stabilitet. Shpresoj që nuk do të vonohet buxheti ashtu si është vonuar edhe votimi i Pakos së Rimëkëmbjes. Lutemi që të bëhet së më shpejt kjo, sepse ne sot derisa po diskutojmë, kompanitë në Kosovë kanë krizë. Kjo vonesë e bën më të rëndë e pasojat do të jenë shumë më të rënda”, thotë ai.
Gjatë ditës së sotme, kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka kontaktuar grupet parlamentare për diskutuar rreth çështjes së buxhetit për vitin 2021.
Hoti thotë se është në pritje të përgjigjes nga grupet parlamentare, ndërkohë që ai thekson se presin bashkëpunim nga të gjithë për buxhetin, pasi siç tha ai është një situatë specifike dhe nuk duhet vendi të hyjë në janar pa miratim të buxhetit.
“Presim nga të gjitha grupet parlamentare pa asnjë përjashtim. Jemi në një situatë tani specifike, në prag të zgjedhjeve, nuk është mirë të hyhet më në janar pa buxhet të miratuar. Një draf-buxhet i përgatitur në mënyrë më të mirë mundshme është në Kuvend. Le të urdhërojnë grupet parlamentare nëse kanë sugjerime të ndryshme për të bërë ndryshime në atë draft buxhet dhe ta miratojnë”, deklaroi Hoti.
Edhe Odat ekonomike gjatë një diskutimi me kryeministrin në detyrë, kanë kërkuar të miratohet buxheti para shkuarjes në zgjedhje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Rritja e zhvillimit ekonomik - bëhet thirrje për bashkëpunimin e bizneseve me Qeverinë
Ujë Mokne vjen tek ju nga thellësia e Bjeshkëve të Istogut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'