LAJMI I FUNDIT:

​Bizneset kërkojnë që Kuvendi të mos shpërndahet para miratimit të buxhetit 2021

​Bizneset kërkojnë që Kuvendi të mos shpërndahet para miratimit të buxhetit 2021

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti zhvilloi sot një takim virtual me komunitetin e biznesit në vend, të cilët i informoi në hollësi me masat e reja kundër COVID-19, që pritet të miratohen nga Qeveria dhe të hyjnë në fuqi nga data 23 dhjetor 2020.

Komuniteti i biznesit ofroi mbështetje për masat e reja kundër COVID-19 dhe insistoi që Kuvendi të mos shpërndahet pa e miratuar buxhetin 2021.


Kryeministri në detyrë tha se është në komunikim të vazhdueshëm me grupet parlamentare dhe se po angazhohet maksimalisht që përbërja aktuale e Kuvendit të miratojë buxhetin për vitin e ardhshëm, si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare që lidhen me buxhetin.

Krasniqi: Të mos shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme pa votim të buxhetit 2021
Lexo po ashtu Krasniqi: Të mos shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme pa votim të buxhetit 2021

Hoti dhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, u pajtuan se buxheti është parakusht për krijimin e pakos së re dhe zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, respektivisht mbështetje të bizneseve të prekura nga pandemia COVID-19. /Telegrafi/