LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: Fitorja ndaj Barcelonës i ka dhënë shtytje Juventusit

Ronaldo: Fitorja ndaj Barcelonës i ka dhënë shtytje Juventusit
(Foto: Twitter/JuventusFC)

Cristiano Ronaldo ka vazhduar të shënoja gola edhe në paraqitjen e tij të 100-të me fanellën e Juventusit.

Superylli portugez realizoi dy herë nga pika e bardhë në fitoren prej 3-1 kundër Genoas, ndërsa ka thënë se triumfi ndaj Barcelonës e ka motivuar më shumë skuadrën.

“Objektivi është fitorja, gjithmonë. Ishte një ndeshje e rëndësishme, rekordet personale të kënaqin, por qëllimi janë tri pikët për skuadrën”, ka deklaruar Ronaldo për Sky Sport Italia.


(Foto: Twitter/JuventusFC)

Ky triumf vjen pas fitores prej 3-0 kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve në Camp Nou, kur edhe Bianconerët siguruan kualifikimin nga pozita e parë në grup.

“Fitorja në Barcelonë ishte shumë e rëndësishme, sepse të mposhtësh një skuadër të tillë në terren të tyre, vërtet e ngrit vetëbesimin. E pamë rezultatin sonte (e diel) këtu”.

“Objektivi i Juves secilin vit është ta fitojë Scudetton dhe Ligën e Kampionëve. Vetëm një skuadër mund ta fitojë një garë të këtillë. Ajo që mund të bëjmë ne është të besojmë dhe të ëndërrojmë për të fituar diçka të rëndësishme”, ka shtuar CR7. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Do të jem i pari që do të largohem" - Ronaldo reagon pasi u la në bankë në ndeshjen e fundit

Ndërkombëtare
Foda me shumë ndryshime: Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Qipron

Foda me shumë ndryshime: Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Qipron

Përfaqësuesja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjiganti anglez e bën prioritet transferimin e Alexander Isak për sezonin e ardhshëm

Gjiganti anglez e bën prioritet transferimin e Alexander Isak për sezonin e ardhshëm

Premier League
Kosova ndaj Qipros për fitoren e parë në Ligën e Kombeve

Live Kosova ndaj Qipros për fitoren e parë në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori