LAJMI I FUNDIT:

Pirlo: Ta harrojmë fitoren ndaj Barcelonës, duhet përqendrim ndaj Geonas

Pirlo: Ta harrojmë fitoren ndaj Barcelonës, duhet përqendrim ndaj Geonas

Andrea Pirlo ka thënë se Juventusi duhet ta harrojë fitoren ndaj Barcelonës dhe të përqendrohet te Genoa.

Rreziku më i madh që trajneri e sheh në këtë ndeshjes është se skuadra vjen me një valë të entuziazmit të krijuar nga triumfi i tyre në Ligën e Kampionëve, ku fituan 3-0 në Camp Nou.

“Nëse e kemi akoma Barcelonën në mendjet tona, atëherë duhet ta ndryshojmë atë që tani, të kthejmë një faqe të re dhe të krijojmë qëndrueshmëri”.


“Ne nuk mund ta lejojmë atë moment të ndalet në një ndeshje dhe duhet të bëjmë më mirë sesa gjatë katër ndeshjeve të fundit në Serie A. Unë dua të shoh të njëjtën uri dhe vendosmëri, përndryshe do të përballemi me një befasi të shëmtuar”, ka thënë Pirlo për JTV.

Alvaro Morata është në dispozicion pasi i është ulur dënimi nga dy ndeshje në një.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër Genoas, të cilët janë shumë të mirë në mbrojtjen dhe kundërsulm. Ata kanë lojtarë të shpejtë dhe shpesh fizikë përpara, kështu që ne duhet të jemi shumë të përqendruar”.

“Gjithmonë më pëlqente të luaja në Marassi, është një stadium në stilin anglez dhe unë shënova një gol këtu për Juventusin”, deklaroi Pirlo.

Juan Cuadrado ka qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm të Juventusit deri më tani këtë sezon, duke luajtur shumë ndeshje. Pirlo ka një problem me të, pasi nuk dëshiron që ai të rrëzohet shpesh.

“Ai është një figurë shumë e rëndësishme për ne dhe ka qenë për disa vjet. Ai e di se si të mbrojë dhe të sulmojë, por nganjëherë unë nuk pajtohem me të sepse ai rrëzohet dhe nuk përqendrohet në lojë, pasi unë dua që ai të jetë në lojë për çdo sekondë”, ka thënë Pirlo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

La Liga
Paraqitje e jashtëzakonshme e Aro Muric ndaj Brightonit – shpallet lojtar i ndeshjes

Paraqitje e jashtëzakonshme e Aro Muric ndaj Brightonit – shpallet lojtar i ndeshjes

Premier League
Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Fituan derbin, Gattuso shpërblen futbollistët e tij me Iphone 16

Fituan derbin, Gattuso shpërblen futbollistët e tij me Iphone 16

Ligat tjera
Ka munguar një kohë të gjatë, zbulohet data e rikthimit të De Jong në fushë

Ka munguar një kohë të gjatë, zbulohet data e rikthimit të De Jong në fushë

La Liga
Faruk Statovci zbulon pengun më të madh në karrierën e tij si lojtar

Faruk Statovci zbulon pengun më të madh në karrierën e tij si lojtar

Superliga
Kalo në kategori