LAJMI I FUNDIT:

Amanda Holden me dedikim romantik për bashkëshortin në 12 vjetorin e martesës së tyre

Amanda Holden me dedikim romantik për bashkëshortin në 12 vjetorin e martesës së tyre

Aktorja e popullarizuar, Amanda Holden, bëri një dedikim të ëmbël për bashkëshortin e saj, Chris Hughes, për të shënuar 12 vjetorin e martesës të enjten.

Ylli i “BGT”, 49 vjeçare, ndau një çast të mahnitshëm me partnerin, të cilin e ka çmuar mjaft shumë si një bashkëshort dhe baba.


“Pothuajse 18 vjet bashkë dhe të martuar që 12 vite”, tha ajo. “Unë nuk mund ta jetoja jetën time pa këtë njeri gazmor, të mrekullueshëm dhe të zgjuar”.

Amanda Holden (Foto: Instagram)

“Ai është babai më i mirë dhe themeli ynë, të dua”, vazhdoi modelja.

Të gjitha lajmet nga Amanda Holden
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Amanda Holden

Në momentin e shpërndarë me fansat, i cili duket të jetë realizuar verës, Amanda shfaqet e mrekullueshme me një fustan rozë, ndërsa Chris me një triko të zezë të markës ‘Hugo boss’.

Amanda Holden (Foto: Instagram)

Çifti kanë së bashku vajzat Alexa, 14 vjeçe dhe Hollie, tetë vjeçe.

Ata u martuan në një ceremoni romantike në Babington House, Somerset në vitin 2008. /Telegrafi/

Amanda Holden dhe bashkëshorti i saj, Chris (Foto: Getty Images)