LAJMI I FUNDIT:

Identifikohet personi që e ka kërcënuar me jetë Abazoviqin: Mali i Zi ka kërkuar informacione nga Kosova

Identifikohet personi që e ka kërcënuar me jetë Abazoviqin: Mali i Zi ka kërkuar informacione nga Kosova

Drejtoria e Policisë së Malit të Zi informoi Këshillin për Kontrollin Civil të Punës së Policisë se kishte identifikuar një person, i cili kërcënoi presidentin e Lëvizjes Qytetare – URA, Dritan Abazoviq, përmes rrjeteve sociale dhe se puna për rastin është duke vazhduar pasi që personi gjendet jashtë shtetit.

Abazoviq në një fjalim të mbajtur në parlamentin e Malit të Zi, konfirmoj se ka marrë kërcënime nga grupet kriminale, por edhe anëtar të partisë së presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, DPS, raporton rtcg.


“Sipas procedurave ligjore, Dritan Abazoviq dhe të gjithë ata që kanë ndonjë informacion se ndihen të rrezikuar kanë mundësinë të informojnë autoritetet shtetërore kompetente”, thuhet në përgjigjen e drejtorit të policisë, Veselin Veljoviqit, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu deklaroi se u takua më 27 nëntor me përfaqësues të policisë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët thanë se deri më tani nuk ka asnjë njohuri operacionale ose informacion specifik në lidhje me kërcënimin ndaj cilitdo qytetar ose udhëheqës politik malazez. Më 25 nëntor, gazeta “Dan” njoftoi se politikani shqiptar u kërcënua nga një anëtar i grupit kriminal të bosit të drogës, Naser Kelmendi.

Veljovic ishte takuar me Fatmir Bajramin nga Sektori për Luftimin e Krimit të Organizuar të Policisë së Kosovës dhe Tonin Vocajn, Ndihmës Drejtori për Sektorin e Policisë Kriminale të Policisë Shqiptare, në lidhje me bashkëpunimin operacional të tre policëve.

Abazoviq me fjalim të fuqishëm në parlament: Nuk jam as serb, as malazez - jam pjesëtar i komunitetit që e keni shtypur
Lexo po ashtu Abazoviq me fjalim të fuqishëm në parlament: Nuk jam as serb, as malazez - jam pjesëtar i komunitetit që e keni shtypur

“Gjatë bisedës, unë kërkova informacione nga përfaqësuesit e policisë shqiptare dhe të Kosovës se mos kanë të dhëna operative për kërcënimin e ndonjë shtetasi të Malit të Zi apo udhëheqës politikë nga grupet kriminale shqiptare ose kosovare. Përfaqësuesit e këtyre shërbimeve të sigurisë të Shqipërisë dhe Kosovës kanë konfirmuar se deri më tani nuk kanë asnjë njohuri operacionale ose informacion specifik në lidhje me kërcënimin e ndonjë qytetari ose udhëheqësi politik malazez”, përfundoi Veljoviq.

Ndryshe, Abazoviq në fjalimin e mbajtur në parlamentin malazez ka folur edhe rreth kriminaltitet të instaluar nga qeveria e gjertanishme gjersa ka bërë të ditur se do të jetë zëvendëskryeministër i Malit të Zi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Botë
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Evropa
Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kalo në kategori