Austria planifikon të nisë fushatën e vaksinimit kundër coronavirusit në muajin janar, ka thënë Ministri i Shëndetësisë në këtë vend, Rudolf Anschober.
Sipas tij, më të moshuarit, grupet e rrezikuara dhe profesionistët shëndetësorë, do të vaksinohen të parët, transmeton AFP.
Ky shtet do të sigurojë më shumë se 16 milionë doza të vaksinës përmes Bashkimit Evropian, i cili ka nënshkruar gjashtë kontrata me furnizuesit, sipas Clemens Martin Auer, që koordinon përgjigjjen e Ministrisë së Shëndetësisë së Austrisë ndaj pandemisë.
“Ka shumë mundësi që të nisim në janar”, ka thënë ministri Anschober.
“Qëllimi ynë është që të vaksinojmë të paktën 50 për qind të popullsisë”, ka thënë ai në një konferencë për media, duke shtuar se fushata mund të kushtojë rreth 200 milionë euro.
Auer, që është nën-president i Komitetit të BE-së për blerje të vaksinave, ka thënë edhe se:
“Ne natyrisht se do të fillojmë me njerëzit më të vjetër, me ata mbi moshën 65-vjeçare, në veçanti me banorët e shtëpive të kujdesit, si dhe ata që punojnë aty”.
“Grupi i dytë i shënjestruar përbën sektorin shëndetësor dhe grupet e rrezikuara”.
Sipas tij, vaksinat për grupet jo të rrezikuara, do të jenë të disponueshme rreth muajit prill.
Aktualisht, gjatë valës së dytë të pandemisë, Austria do të nisë testimin në masë, në fillim të muajit dhjetor.
Autoritetet austriake kanë regjistruar të martën, 4,377 raste pozitive, për dallim nga 5,984 shtatë ditë më parë, kur ky shtet ka pasur një prej shifrave më të larta të të infektuarve për kokë banori në nivel botëror.
Numri i të vdekurve një ditë më parë ka qenë 118.
Sipas kufizimeve të reja, që kanë nisur së aplikuari nga muaji nëntor, restorantet dhe baret, hotelet, organizimet sportive dhe ato kulturore, janë ndalur, ndonëse numri i të infektuarve ka vazhduar të rritet. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëCili është objektivi i radhës i Rusisë?
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë