LAJMI I FUNDIT:

Japonia regjistron rekord rastesh ditore, Rusia me mbi 2 milionë raste me coronavirus

Japonia regjistron rekord rastesh ditore, Rusia me mbi 2 milionë raste me coronavirus

Japonia është në “gatishmëri maksimale” pasi regjistroi një numër rekord të infeksioneve ditore të coronavirusit, megjithëse nuk janë planifikuar kufizime të menjëhershme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Tokio ngriti nivelin e gatishmërisë në krye të sistemit me katër nivele, me mediat lokale që thanë se kryeqyteti do të raportonte një numër rekord të infeksioneve për të dytën ditë me radhë.


Ndërkohë më shumë se 2,000 raste u regjistruan në të gjithë vendin të mërkurën, me gati 500 vetëm në Tokio.

Ndërsa këto shifra janë relativisht të ulëta, nëse krahasohen me disa vende në botë, ato përfaqësojnë një rritje të mprehtë të rasteve për Japoninë, ku testimi është shpesh më pak i përhapur sesa në pjesët e tjera të botës.

“Tani jemi në një situatë gatishmërie maksimale”, u ka thënë gazetarëve, kryeministri Yoshihide Suga.

Vendi ka pasur një qasje relativisht të relaksuar ndaj kufizimeve të virusit deri më tani – madje edhe një gjendje e jashtëzakonshme në të gjithë vendin në pranverë nuk përmbante asnjë detyrim për bizneset të mbylleshin ose për njerëzit të qëndronin në shtëpi.

Ndërkohë, Rusia të enjten tejkaloi 2 milionë raste me coronavirus pasi raportoi një shtesë prej 23,610 infeksionesh dhe 463 vdekjesh të lidhura me COVID-19, të dyja që shënuan një rritje rekord ditore.

Ndryshe, Rusia është e pesta me numrin e infeksioneve të raportuara, me 2,015,608, pas Shteteve të Bashkuara, Indisë, Brazilit dhe Francës. Numri zyrtar i vdekjeve i Rusisë tani qëndron në 34,850. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Botë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori