LAJMI I FUNDIT:

Festë te Interi, Hakimi bëhet lojtari i katërt i shëruar nga Covid-19

Festë te Interi, Hakimi bëhet lojtari i katërt i shëruar nga Covid-19
Foto: FC Inter/Twitter

Pas humbjes nga Milani javën e kaluar në kampionat dhe barazimit 2-2 në shtëpi me Borussia Moenchegladbach, tani ka festë te Interi.

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka qenë në telashe pasi disa futbollistë janë infektuar me Covid-19.


Pas Bastonit dhe Nainggolan edhe Ashley Young ka fituar betejën me coronavirusin dhe është rikthyer në stërvitje.

Në testin e kryer së fundmi, anësori 35-vjeçar, ka rezultuar negativ.

Ndërkohë vetëm disa minuta më parë klubi italian ka njoftuar se negativë nga testi i fundit ka dalë edhe anësori tjetër Achraf Hakimi.

Lojtari maroken ka rezultuar negativë, por ai do t’i nënshtrohet edhe një tjetër testimi para se t’i bashkohet klubit në stërvitje.

Gjithsesi për Conten këto janë lajme të mira pasi pritet t’i ketë nga java e ardhshme të gjithë lojtarët në dispozicion. /Telegrafi/