LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll

Formacioni i javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll

Java e gjashtë në elitën e futbollit kosovar ka përfunduar me disa rezultate befasuese.

Skuadra mysafire morën dy fitore, një vendase triumfoi dhe dy ndeshje të tjera përfunduan ashtu siç filluan me rezultat të barabartë 0-0.


Ndeshja hapëse e kësaj jave u zhvillua në Obiliq, ku Ballkani triumfoi me rikthim ndaj Arbërisë 2-4.

Fitore si mysafire mori edhe Drenica që triumfoi në Podujevë te Llapi me rezultat minimal 0-1.

Prishtina u rikthye te fitoret pasi mposhti Besën me rezultat bindës 4-0, teksa derbi më i madh në futbollin kosovar Drita – Gjilani dhe takimi tjetër i ditës së diel Trepça ’89 – Feronikeli përfunduan pa gola 0-0.

Telegrafi si çdo javë tjetër ka zgjedhur 11 futbollistët më të mirë të kësaj jave dhe trajnerin e javës natyrisht.

Portieri:

Enea Koliqi ka pasur më së shumti punë në derbin e qytetit mes Dritës dhe Gjilanit. Gardiani shqiptar bëri disa pritje fantastike duke shpëtuar skuadrën e tij nga humbja, teksa e fitoi garën me portierin e Drenicës, Arion Ymeri i cili gjithashtu bëri një ndeshje të madhe ndaj Llapit.

Mbrojtja:

Kësaj radhe vije me katër, ku Shkëlzen Lushtaku është në krahun e djathtë pas një ndeshje të madhe ndaj Llapit. Në krahun e majtë vjen Ilir Blakcorri i Dritës i cili është duke kaluar nëpër një formë fantastike, derisa në derbin e qytetit e neutralizoi sulmuesin më të mirë të rivalëve Gerhard Prognin.

Qendra e mbrojtjes është rezervuar për kroatin Ivan Fustar që ishte më i dalluari te Gjilani në repartin defensivë, si dhe kapitenin e Feronikelit, Lapidar Lladrovci që ishte më meritori që skuadra e tij mori një pikë në Mitrovicë.

Mesfusha:

Drenica mori një fitore të madhe te Llapi, ku për këtë iu fal golit të Hysen Tahirit i cili zë vend në krahun e majtë të mesfushës. Ndërkohë paraqitje shumë të mirë për kuqezinjtë në mesfushë pati edhe Diar Miftaraj që shkatërroi thuajse çdo aksion të mysafirëve.

Hamdi Namani vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Dritës, teksa ka bërë një tjetër ndeshje të madhe. Mesfushori llapjan ishte fantastik ndaj Gjilanit duke fituar thuajse të gjithë duelet në mesfushë. Ndërkohë në krahun e djathtë të mesfushës zë vend Muharrem Jashari. Kapiteni i Trepçës ’89 ishte lojtari më aktiv në fushë ndaj Feronikelit, teksa skuadra e tij me pak më shumë fat do të mund t’i merrte pikët e plota.

Sulmi:

Dy shënuesit më të mirë në Superligë janë Mirlind Daku dhe Otto John. Sulmuesi i Ballkanit shënoi dy gola ndaj Arbërisë për t’i siguruar tri pikë të mëdha skuadrës së tij. Me dy golat ndaj kuqezinjve, Daku shkon në kuotën e 12 golave në kampionat në gjashtë ndeshje të zhvilluara.

E het-triku i vetëm këtë javë u realizua nga sulmuesi nigerian Otto John. 22-vjeçari ishte i pandalshëm ndaj Besës ku realizoi tre gola dhe riktheu skuadrën e tij te fitorja pas tri ndeshjeve pa marrë maksimumin e pikëve.

Trajneri i javës:

Drenica ka marrë fitoren më të rëndësishme të kësaj jave dhe më të vështirën njëkohësisht. Kuqezinjtë triumfuan në njërin nga stadiumet më të vështira si ai i Podujevës teksa mposhtën Llapin me rezultat 0-1. Padyshim që meritë të madhe për këtë fitore ka trajneri Fadil Rama i cili përgatite ekipin në mënyrë të përsosur dhe zë vend si trajneri më i mirë i xhiros së gjashtë në Superligë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori