LAJMI I FUNDIT:

Labinot Tahiri të enjten lanson bashkëpunimin me Albina Kelmendin

Labinot Tahiri të enjten lanson bashkëpunimin me Albina Kelmendin
Labinot Tahiri dhe Albina Kelmendi (Foto: Instagram)

Artisti i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, ditë më parë paralajmëroi projektin e ri muzikor.

Ai njoftoi fansat se ka bashkuar forcat me këngëtaren Albina Kelmendi, teksa projekti i dedikohet dashurisë.


Dyshja së fundmi kanë njoftuar se kënga do të lansohet ditën e enjte (24 shtator).

“Premiera e këngës, Hallakam të enjten në ora 17:00”, ka shkruar këngëtarja nga Peja.

Edhe pse ky është bashkëpunimi i parë i tyre, kënga besohet se do të pritet mirë edhe nga publiku.

Labinot Tahiri paralajmëron këngën e re në bashkëpunim me Albina Kelmendin
Lexo po ashtu Labinot Tahiri paralajmëron këngën e re në bashkëpunim me Albina Kelmendin

Labi njëherësh është në përgatitje edhe të një albumi të ri me këngë ‘live’.

I njëjti ndërkaq muajve të fundit ka qenë shumë i komentuar në faqet rozë, gjersa po vazhdon të jetë tejet i angazhuar edhe me aktivitete të ndryshme bamirësie. /Telegrafi/