Nga sot një prej shesheve të qytetit të Vushtrrisë do të mbajë emrin e kolonel Ahmet Krasniqit. Aty pranë, në të bronztë është ngritur edhe shtatorja e tij e cila u zbulua sot me nderime shtetërore.
Në këtë ceremoni, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Tirana zyrtare ia ka borxh Kosovës zbardhjen e vrasjes së Ahmet Krasniqit.
Ajo u shpreh se kolonel Krasniqi u vra nga dikush që e pati për detyrë që ushtarët t’i lë pa komandant dhe se kjo ishte goditje ndaj idesë së unifikimit që sipas Osmanit mungon edhe aktualisht në Kosovë.
Osmani tha se Kosova e ka të ardhmen e zorshme derisa nuk zbardhen vrasjet politike.
“Koloneli Ahmet Krasniqi do të jetë në mesin e vushtrriasve, por se nuk do të jetë i qetë deri atëherë kur ta kemi përgjigjen se kush shtiu në të më 21 shtator 1998. Kjo enigmë në vete bartë jo vetëm nevojën për drejtësi por edhe për reflektim në rrethanat aktuale politike. Sepse në skenën tonë politike është bërë rutinore që në një shtrat politik të gjejnë strehë edhe ata që dikur rivalitetin politik e kanë shfaqur edhe nëpërmjet tytës së pushkës”, tha ajo.
Osmani tha se për Ahmet Krasniqin ende nuk është bërë asgjë në mënyrë qe vrasja e tij të zbardhet dhe autorët të dalin para drejtësisë.
“Sot në 22 vjetorin e vrasjes kur shtatorja e tij po vendoset në Vushtrri, zëri i kolonelit sërish thërret për unifikim, por jo unifikim me krimin, por unifikim me ata që e duan Republikën e Kosovës sikurse ai dhe për të cilën ai e mban epiteti e heroit të Kosovës… Një ditë ndoshta edhe do të mund t’u themi familjarëve se vrasja e kolonelit u zbardh, apo ndoshta edhe nuk do të arrijmë një gjë të tillë sepse në këtë vend do të vazhdojnë të mbijetojnë aleancat joparimore që shërbyen për fshehjen e krimit. Tirana zyrtare ja ka borxh Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar zbardhjen e vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqi”, tha ajo, raporton KP.
Ndërsa, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti tha se Ahmet Krasniqi, detyrën si komandant i Shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kosovës dhe si ministër i Mbrojtjes, i kreu me nder deri në frymën e fundit.
“Nata e 21 shtatorit të vitit ‘98 ishte tragjike për familjen Krasniqi, për luftëtarët e lirisë së Kosovës dhe për mbarë kombin shqiptar. Vrasja tinëzare e kolonel Ahmet Krasniqit ishte goditje ndaj përpjekjeve që po bënin institucionet e Republikës së Kosovës që lufta për liri të udhëhiqet nga atdhetarë të dëshmuar dhe ushtarë profesionistë. Janë pikërisht këto dy cilësi, atdhetarizmi dhe përgatitja ushtarake, që ishin halë në sy për kundërshtarët e tij, kundërshtarët e lirisë dhe pavarësisë”, tha ai.
E ministri i Mbrojtjes, Anton Quni tha se plumbat që goditën Krasniqin ishin plumba kundër lirisë së Kosovës.
“Kolonelin filluan ta rrethojnë injorantet, mashtruesit, sabotuesit profiterët e dezinformuesit, që të gjithë vegla e instrumente në shërbim aparaturës shtetërore të Serbisë. Plumba e shkrepur në natën e 21 shtatorit mbi trupin e kolonelit, ishin plumba kundër lirisë”, tha Quni.
Kryetari i komunës, Xhafer Tahiri tha se vepra e Krasniqit tejkalon ngjyrimet partiake.
“Vepra e tij tejkalon ngjyrimet partiake është me madhe sesa që mund të përshkruhet me pak fjali këtu. Vendi qe kemi zgjedhur për shtatoren e kolonelit, pranë institucionit të Komunës së Vushtrrisë është testament për besnikërinë e kolonelit ndaj institucionit, ndaj Republikës sepse ai në të vërtetë ishte ministri i luftës i emëruar nga presidenti i zgjedhur i Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, dhe u vra nga dora armike sepse punoi fort për bashkim e çlirim”, tha ai.
Shtatorja dhe sheshi “Ahmet Krasniqi” në Vushtrri u përuruan në përvjetorin e vrasjes së tij e cila ndodhi në Tiranë më 21 shtator 1998 dhe e cila ende nuk është zbardhur./KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit
Hetimet në Kadastër, Policia ekzekuton masat e sigurisë për katër persona në Shqipëri
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë