LAJMI I FUNDIT:

Wuhani pret fluturimin e parë ndërkombëtar që prej janarit

Wuhani pret fluturimin e parë ndërkombëtar që prej janarit

Qyteti kinez i Wuhanit, vendi i parë ku u zbulua koronavirusi në dhjetor 2019, priti sot fluturimin e parë ndërkombëtar që prej janarit, kur aeroporti u mbyll për shkak të COVID-19.

Kina reduktoi në mënyrë drastike linjat ajrore me pjesën tjetër të botës për të kufizuar mbërritjen e të sëmurëve me COVID-19 që përbënin rrezik potencial për rikthimin e epidemisë në vend.


Vendi që prej asaj kohe e ka frenuar COVID-19 në sajë të masave kufizuese, karantinës, depistimit, ndjekjes së rasteve dhe kontakteve dhe mbajtjes së maskave.

“Një avion i kompanisë koreano-jugore me çmime të ulëta “T’way” mbërriti të mërkurën në aeroportin ndërkombëtar Tianhe të Wuhanit me 60 pasagjerë në bord”, theksoi televizioni publik CCTV.

Imazhet e publikuara nga stacioni televiziv tregojnë udhëtarët me maska si dhe oficerë policie me kostume të plota mbrojtëse që kontrollonin pasaportat.

Rreth 3 900 persona kanë humbur zyrarisht jetën nga COVID-19 në Wuhan, më shumë se 80% nga 4 634 të vdekur të regjistruar nga Kina në territorin e saj.

Qyteti u vendos në karantinë për më shumë se dy muaj duke filluar nga 23 janari. Bashkia e qytetit më pas organizoi depistimin e 11 milionë banorëve. /ATSH/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori