LAJMI I FUNDIT:

Agjentët: Lautaro qëndron te Interi, nuk ka asgjë me Barcën dhe Realin

Agjentët: Lautaro qëndron te Interi, nuk ka asgjë me Barcën dhe Realin
Lautaro Martinez (Foto: Friedemann Vogel/Pool via Getty Images/Guliver)

Agjentët e Lautaro Martinezit kanë siguruar se sulmuesi do të qëndrojë te Interi dhe se nuk ka asgjë me Barcelonën dhe Real Madridin.

Carlos Beto Yaque dhe Rolando Zarate janë takuar me përfaqësuesit e klubit pasditen e të hënës duke nxitur spekulime se do t’ua prezantojnë Nerazzurrëve ofertat e klubeve spanjollë ose do të diskutojnë për rinovimin potencial të kontratës me zikaltrit.

Pas takimit njëorësh, ata kanë folur për gazetarët duke shpjeguar arsyen e takimit.


(Foto: Sascha Steinbach/Pool via Getty Images/Guliver)

“Ishte një takim mirësjelljeje, kjo është e gjitha. Nuk ka asgjë me Real Madridin dhe Barcelonën. Lautaro mbetet këtu te Interi”, ka thënë Beto Yaque, citon Tuttomercatoweb.

Sipas Sky Sport Italia, një takim do të zhvillohet edhe pas mbylljes së afatit kalimtar veror për të folur lidhur me vazhdimin e kontratës. /Telegrafi/