LAJMI I FUNDIT:

Diferenca 22 vjeçare në moshë nuk përbën problem për ta, Leonardo DiCaprio shijon pushimet me të dashurën Camila Morrone

Diferenca 22 vjeçare në moshë nuk përbën problem për ta, Leonardo DiCaprio shijon pushimet me të dashurën Camila Morrone

Ata kanë qenë në një lidhje fortë prej gati tri vitesh.

Dhe Leonardo DiCaprio festoi fundjavën e Ditës së Punës në krahët e të dashurës së tij mahnitëse, Camila Morrone, shkruan DailyMail.

Aktori i Titanikut, 45 vjeçar, u pa në plazhet e Malibusë të dielën, me të dashurën e tij 23 vjeçare në krah.


Leo mbështolli krahun rreth belit të Camilës ndërsa shëtiste nëpër rërë me një peshqir të mbështjellë rreth qafës së tij dhe një kapelë ‘California Love’ në majë të kokës.

Si do të dukeshin 20 aktorët tanë të preferuar nëse do të ishin femra
Lexo po ashtu Si do të dukeshin 20 aktorët tanë të preferuar nëse do të ishin femra

Aktori ishte gati për rrezet e diellit i veshur me një palë shorce ngjyrë blu.

Camila ia ktheu reciprokisht përqafimin e Leos, duke mos lejuar që PDA të ndërhynte në bisedën e tyre.

Modelja vazhdoi të bisedonte nga larg ndërsa Leo dëgjonte nga afër.

Camila dukej tërheqëse me një palë bikini të bardha dhe një fund, duke theksuar figurën e saj të mahnitshme trupore.

Leo dhe Camila u lidhën për herë të parë në fund të vitit 2017 dhe që prej asaj kohe janë bashkë.

Në atë kohë, Us Weekly raportoi se çifti ishin ‘duke u lidhur’.

Padyshim, marrëdhënia është rritur progresivisht gjithnjë e më serioze që nga ajo kohë.

‘Ato duken mjaft seriozë’, tha një burim i brendshëm për Revistën “People” në vitin 2019. ‘Padyshim që nuk është një marrëdhënie rastësore. Camila kalon shumë kohë në shtëpinë e tij’, kishte vazhduar tutje burimi.

Çifti kanë kaluar edhe më shumë kohë së bashku në periudhën e izolimit, të shkaktuar nga pandemia globale.

Një burim i tha Revistës “People” në qershor: ‘Ai është zakonisht shumë i pavarur, kalon shumë kohë me miqtë, por për shkak të izolimit, ai kryesisht ka kaluar kohë me Camilën. Ai pëlqen të jetë me të’.

Gjatë marrëdhënies së tyre tre vjeçare, çifti janë përballur me kritika për diferencën e tyre 22 vjeçare në moshë, dhe për faktin se DiCaprio ka qenë i njohur për lidhjet e tij me femra të grupmoshës së tij.

Megjithatë, Camila nuk shqetësohet nga reagimet e njerëzve.

“Ka kaq shumë marrëdhënie në Hollywood – dhe në historinë e botës – ku njerëzit kanë diferenca të mëdha moshe. Thjesht mendoj se çdokush duhet të jetë në gjendje të takohet me kë dëshiron të takohet”, kishte thënë ajo në një intervistë për Los Angeles Times. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë

'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori