LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Kurtin nuk e rrëzoi Grenelli, por interesat e katër personave

Konjufca: Kurtin nuk e rrëzoi Grenelli, por interesat e katër personave

Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka komentuar rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Konjufca në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti nuk e ka rrëzuar Grenelli e Amerika por grupimi i interesave të disa individëve.


Ish-ministri i Jashtëm thotë se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani u fuqizuan aq shumë institucionalisht sa që sipas tij kjo pengoi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn.

“Kurtin e rrëzoi interesi i përbashkët i këtyre katër personave që nuk është vetëm politikë. Aty ka biznese, terminale, tendera e qindra miliona që i kanë të përbashkët këta katër persona”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Konjufca thotë se Vetëvendosje bëri koalicion me Vjosa Osmanin e jo me LDK-në e Isa Mustafës.

“Kur qytetari ja jep votën LVV-së, vota e tyre mbetet e VV-së. Kur qytetari e jep votën për LDK-në kjo e fundit bënë 100 fizkultura”.

Konjufca: Për ta kurorëzuar njohjen nga ana e Serbisë, Kosova duhet të jap diçka të madhe
Lexo po ashtu Konjufca: Për ta kurorëzuar njohjen nga ana e Serbisë, Kosova duhet të jap diçka të madhe

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje thotë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj do të bëhen gjithmonë bashkë.

“Nëse VV i fiton zgjedhjet këta do të jenë gjithmonë bashkë pasi të përbashkëta i kanë interesat”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori