LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Për ta kurorëzuar njohjen nga ana e Serbisë, Kosova duhet të jap diçka të madhe

Konjufca: Për ta kurorëzuar njohjen nga ana e Serbisë, Kosova duhet të jap diçka të madhe

Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se janë dy alternativa që nëse i plotësohen Serbisë e njeh Kosovën.

Konjufca në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se për takimin në Shtëpinë e Bardhë nuk ka informacion as qeveria e lëre më dikush tjetër.


“Por është i pakontestueshëm fakti që nga Thaçi dhe Vuçiqi që nga viti 2016 është folur për kufijtë. Kjo është thënë edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë. Kjo ka filluar kur Gjykata Kushtetuese kishte rrëzuar demarkacionin”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme thotë se pas këtij dështimi, Serbia kërkoi ndryshimin e kufijve.

“Prej dy muajsh ka zbehje të opsionit të ndryshimit të kufijve”.

Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se pas shumë kompromiseve Kosova po detyrohet të jep edhe diçka të madhe për t’u njohur nga Serbia.

“Për ta kurorëzuar njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë Kosova duhet të jep diçka të madhe. Kjo e madhe që duhet të japë Kosovë është mes “zajednicës”[asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë] dhe veriut të Kosovës. Serbia lëviz mes këtyre dy kërkesave”, deklaroi ndër të tjera Glauk Konjufca./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori